Feja
Pashkët e sivjetme, në shenjë të shenjtërimit të Nënë Terezës
Don Albert Demaj: "Porosia kryesore e kësaj feste për këtë vit ishte: Pas disa muajve Bija më e madhe e Kombit dhe Kishës sonë Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë. Kisha Katolike do ta ketë një shenjtëreshë nga Toka jonë e gjakut tonë"
«Pashkët janë festa më e madhe e besimit të krishterë dhe festa më e vjetër fetare në botë, që festohet që nga shek 14 para Kr. Për popujt e vjetër aziatikë si persianët, egjiptasit, kinezët… Pashkët janë fillimi i pranverës apo i vitit të ri. Për Izraelin, Pashkët janë festë fetare dhe kombëtare, sepse ata për këtë festë kremtojnë çlirimin e tyre të mrekullueshëm nga robëria egjiptase», e fillon kështu rrëfimin për Pashkët, i lutur nga albinfo.ch, don Albert Demaj, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar për Zvicrën Lindore, me seli në Sirnach (TG).
«Fjala Pashk vjen nga fjala hebreje Pas – ha që do të thotë kalim. Pra, figurativisht ne të krishterët për Pashkë kujtojmë kalimin nga robëria në liri, nga urrejtja tek dashuria, nga e keqja tek e mira, nga errësira në dritë, me një fjalë nga vdekja në jetë. Vërtet që Krishtlindja është një festë plot gëzim dhe entuziazëm. Por sikur të mos kishin Pashkët, Krishtilindja nuk do të kishte kuptim. Për Krishtlindje pra kremtojmë ardhjen e Krishtit në botë, dhe kjo ka shumë rëndësi për ne. Por sikur Krishti të mbetej në varr, çfarë dobie do të kishim ne nga krejt ato që mësoi ai. Andaj ne për Pashkë kremtojmë jo vetëm vdekjen e tij të dhimbshme në kryq, por ringjalljen e tij për amshim. Pra, Pashkët i japin kuptim jetës sonë: Paguhet në këtë jetë me qenë i ndershëm, besnik, i dashur, i shenjt, sepse shpërblimi është i madh – hyrja në qiell», sqaron Don Alberti
Por cila është historia e Pashkëve në trojet shqiptare, gjegjësisht ndër besimtarët tanë katolikë dhe çfarë ritualesh e shoqërojnë atë? «Pashkët si festë kanë përshkuar trojet tona që nga fillimi. Duke e pasur parasysh faktin që populli ynë ka një histori të dhimbshme, që shpesh herë është krahasuar edhe me vuajtjet e Krishtit si psh shprehja Kalvar, Golgotë, dmth vendet që përshkruajnë mundimet dhe vdekjen e Krishtit. Tradicionalisht, festën e Pashkëve e përcjell ushqimi i përgatitur enkas për këtë festë: Buka simite ose pogaçe, djathi, vezët e ziera dhe të ngjyrosura, mishi, hudhrat e reja, përpeqi. Përgatitjet për festën e Pashkëve janë më të mëdha se sa për Krishtlindje. Por si zakonisht edhe këtë festë e përshkon një atmosferë e fortë familjare, dhe secili dëshiron që të kremtojë me familje», thotë më tutje don Albert Demaj për albinfo.ch.
Në vazhdim, kreu i Misionit në Zvicrën Lindore thotë se kremtmi i Pashkëve në mesin e mërgimtarëve është shumë masiv dhe kishat ku ai bëhet janë shumë të vizituara. «Meshët tona këtu në Zvicër kremtohen nëpër kishat zvicerane. Ndonëse ne mundohemi që për këto ditë të rezervojmë kishat më të mëdha të mundshme, prapë se prapë ato janë të vogla për t`i pranuar të gjithë besimtarët e interesuar për të marrë pjesë në meshë. Pra, i falënderoj besimtaret tanë që vërtet në dy meshët tona: Frauenfeld TG dhe Uznach SG, i mbushën kishat plot e përplot. Të veshur bukur, dhe në një atmosferë tejet festive ne së bashku kremtuam Pashkët. Besoj që kështu ka qenë edhe në Misionet tona në Luzern dhe Aarau».
Si çdo festë e krishterë, edhe kjo e Pashkëve të sivjetme shfrytëzohet për të përcjellë te besimtarët një mesazh, porosi që lidhet me aktualitetin. Pandaj, siç e thotë don Alberti për albinfo.ch, këtë vit porosia ka qenë shumë e qartë dhe konkrete. «Porosia kryesore e kësaj feste për këtë vit ishte: Pas disa muajve Bija më e madhe e Kombit dhe Kishës sonë Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë. Kisha Katolike do ta ketë një shenjtëreshë nga Toka jonë e gjakut tonë. Ajo që thoshte: Nuk e kam të vështirë të kujdesem për të sëmurët, sepse në fytyrën e tyre e shoh fytyrën e Jezu Krishtit, ajo që na thërret të vetëdijësohemi se dashuria fillon në familje, Nënë Tereza na thërret edhe sot: Të vazhdojmë të ndjekim shembullin e saj, të ruajmë familjet tona nga çdo gjë negative. Dhe të marrim porosinë e Krishtit nga kjo festë: Secili prej nesh mund të ketë vështirësi në jetë, por gjithmonë në ne duhet të fitojë e mira, falja, toleranca, paqja e mbi të gjitha dashuria. Krishti i Ringjallur forcoftë besimin tonë në jetën e pasosur, shpresën tonë për një botë më të mirë, vullnetin tonë për të qenë më besnik e me të ndershëm, dashurinë tonë për t`u flijuar për vlerat tona fetare dhe kombëtare. Për shumë mot Pashkët».
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur