Kosova
Pasditën e sotme, radhët e pritjes në vendkalimet kufitare – më të shkurtëra
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pasditën e së dielës e vetmja pikë e ngarkuar kufitare mbetet ajo e Merdarit, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit nga kjo qendër në Merdar qytetarët për të dalë nga Kosova duhet të presin më së shumti një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk presin më shumë se 15 minuta. Kolonat për të dalë nga Kosova nga kjo pikë shkojnë deri në 500 metra, teksa për të hyrë në Kosovë në asnjë pikë kufitare nuk ka radhë.
Pritje më të pakta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën e Muçibabës, 40 minuta dhe Dheut të Bardhë, 20 minuta pritje.
Në pikat Jarinë dhe Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova nuk shkojnë më shumë se 15 minuta, derisa në pikat tjera pritjet janë vetëm për procedurat e zakonshme që janë 10-15 minuta.
Gjatë ditës së shtunë në shumicën e pikave kufitare ka patur pritje të shumta që kanë shkuar deri në 6 orë teksa këto të dhëna janë përditësuar në ora 17:30.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?