Lajme
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Vjenë, 15 dhjetor 2024: Me orë letrare, promovime librash dhe muzikë, në sallën e seminareve të Misionit Katolik Shqiptar në Austri (MKSHA), të mbushur përplot me bashkatdhetarë, në një bashkëorganizim mes Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) – dega në Vjenë dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (LSHKSHA), për nder të Krishtlindjes u mbajt një program festiv.
Manifestimin e hapi Anton Marku, kryetar i degës së PSHDK-së në Vjenë, i cili bëri bilancin e sukseseve të këtij viti duke shpalosur edhe synimet për vitin që po vjen me dëshirat më të mira për të gjithë te pranishmit për më shumë shëndet, begati dhe dashuri. Ai po ashtu falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në projektin ‘‘Dasma e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut’’ e cila u vu në skenë dy javë më parë në Graz dhe Vjenë duke bërë që në këtë bashkëpunim me qytetin e Vaut të Dejes nga Shqipëria në Austri të vijnë 19 artiste dhe artistë. Ishte ky një ndër organizimet më të mira të komunitetit tonë në 10 vitet e fundit.
Në fjalën e tij udhëheqësi i MKSHA meshtari don Nikson Shabani falënderoi besimtarët për mbështetjen e tyre të përhershme dhe të pakursyer për Misionin. Më pas pjesëmarrësve iu drejtua nënkryetari i PSHDK-së – dega në Vjenë, Roland Luigj Kokallari, i cili shprehu mirënjohës për të githë anëtarët dhe përkrahësit e PSHDK-së në Austri dhe në atdhe për tërë atë angazhim në shërbim të komunitetit. .
Në pjesën përmbajtjesore të këtij aktiviteti tekstet e tyre deklamuan Angjelina Marku dhe Gjergj Jozef Kola, Në piano, me mjeshtri, disa pjese të kompozitorëve botërorë, luaji i riu Partik Kola, fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shuma e librave të shitur pas orës letrare iu dorëzohua meshtarit, Don Nikson Shabanit, si donacion për një projekt humanitar.
Në fund të programit, të pranishmit me këngë të bukura shqipe i argëtoi Gent Krasniqi.
Të pranishmit u shërbyen me gatime nga kuzhina shqiptare të përgatitura nga familjet tona në Vjenë dhe rrethinë.
Ishte ky aktiviteti i gjashtë i degës së PSHDK-së në Vjenë ne dy muajt e kaluar.
E-Diaspora
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës Skulptori shqiptar sot ka mbi 100 skulptura të punuara nga çeliku, të cilat i ekspozon në...
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait
Jeta në Zvicër
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës Skulptori shqiptar sot ka mbi 100 skulptura të punuara nga çeliku, të cilat i ekspozon në...
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
VIDEO
Veturat vetëdrejtuese në Zvicër, por cilat janë rregullat?
-
Sindikata zvicerane kritikon rritjen ‘e pamjaftueshme’ të pagave
-
Studim: 85% e moshave 50 deri 65 vjeç nuk mund të përballojnë shpenzimet e hipotekës së shtëpisë