Lajme
‘Pasaporta jeshile’ bëhet e detyruar nga 15 tetori në Itali
Mediat italiane shkruajnë se do të jetë vendi i parë evropian, në të cilin nuk do mund të shkosh në punë pa një “pasaportë jeshile” në duar. Pasaporta jeshile do të jetë e detyrueshme si për punonjësit e sektorit privat, ashtu edhe për ata të sektorit publik nga 15 tetori, transmeton albinfo.ch.
Për ata që shkelin rregullat e vendosura, ndëshkimi shkon deri në 1,000 euro.
Thuhet se kjo lloj strategjie do të ndiqet nga qeveria e vendit për të shtuar sa më shumë numrin e të vaksinuarve përpara se të vijë i ftohti dhe shifrat të përkeqësohen. Synimi i kryeministrit Mario Draghi është që në tre apo katër javët e ardhshme të arrihet një numër aq i lartë i njerëzve të imunizsuar, sa vendi të mund të futet në atë që quhet “zonë e sigurt”.
Për të arritur një konsensus për bërjen të detyrueshme të pasaportës jeshile për punonjësit, siç raportojnë media në vend, u deshën disa javë negociatash me Forcat Sociale, bizneset dhe partitë.
Ai që kanë kërkuar sindikatat është që pasaporta jeshile të mos kthehet në një mjet për të shkarkuar njerëz. Matteo Salvini kundërshtoi deri sa mundi, por në fund e gjeti veten të izoluar dhe iu desh të shkonte në Ministrinë e Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra