Kinema
“Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ftuar shqiptarët në shfaqjen ekskluzive të filmit “Pasaporta”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese nga regjisori i njohur Eduart Grishaj.
Në bazë të njoftimit, filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të mirë, por përballen me rreziqe dhe pasoja tragjike, transmeton albinfo.ch.
“’Pasaporta’ është një reflektim i fuqishëm mbi realitetin e emigracionit dhe një thirrje për zgjedhje të mençura”, thuhet në njoftim.
Filmi do të shfaqet në:
- Basel, më 8 shkurt, ora 20:00 Saal 1 Kuchlin (Steinenvorstadt 55),
- Gjenevë, më 9 shkurt, ora 20:00 Pathè Balexert (Av. Louis-Casai 27, 1209 Vernier),
- Cyrih, më 10 shkurt, ora 19:00 Pathè Dietlikon (Moorstrasse 2, 8305 Dietlikon),
- Lozanë, më 11 shkurt, ora 20:00 Pathè Flon (Rue du Port-Franc 16),
- Bernë, më 12 shkurt, ora 20:00 Pathè Westside (Riedbachstrasse 102, 3027).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Shkurt 2025
- Ora20:00
- LokacioniBasel, Gjenevë, Cyrih, Lozanë, Bernë
- Data e përfundimit12 Shkurt 2025 - 20:00
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












