Turizëm
Pasaporta më e fuqishme, dy shtete aziatike tejkalojnë Gjermaninë
Pasaporta gjermane bie në vendin e tretë pas pesë vitesh dominim me akses pa viza në 179 shtete
Nga një vëzhgim i firmës juridike Henley$Partners që është botuar në të përditshmen më të vjetër dhe më të madhe japoneze “Japan Times”, dy pasaportat më të fuqishme të botës janë të Japonisë dhe Singapurit, me të cilat mund të udhëtohet pa viza në 180 shtete të botës. Pasaporta gjermane bie në vendin e tretë pas pesë vitesh dominim me akses pa viza në 179 shtete.
“Ndryshimi ka ardhur pasi Uzbekistani ka larguar vizat për Japoninë dhe Singapurin në fillim të shkurtit,” përcjell albinfo.ch. “Uzbekistani dëshiron të rrisë numrin e turistëve duke larguar vizat për një numër të madh shtetesh nga Azia dhe Lindja e Mesme.”
Ky është një zhvillim i madh për diplomacinë japoneze, pasi përpara një viti vendosej në vendin e pestë me udhëtim pa viza në 172 shtete.
Në vendin e katërt ndodhen Korea e Jugut së bashku me Spanjën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Italinë dhe Suedinë me udhëtim pa viza në 178 shtete. Më pas vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA me 177 dhe 176 shtete respektivisht.
Siria, Iraku dhe Afganistani janë në fund të listës me akses në 28, 27 dhe 24 shtete respektivisht.
Studimi i Henley Passport Index bazohet nga International Air Transport Association (IATA). Henley & Partners thekson se IATA ka të dhënat më gjithëpërfshirëse të informacioneve turistike në botë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih