Lajme
Pasagjeri që humbi jetën në Titanik kishte një orë zvicerane që pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë
Ora e argjendtë zvicerane Zenith, me çmimin marramendës
Një orë xhepi që është “ngrirë në kohë” kur pronari i saj përfundoi thellë në ujë së bashku me anijen Titanic, pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë, transmeton albinfo.ch.
Ramon Gomez ishte një prej 1.521 pasagjerëve që humbi jetën kur anija goditi ajsbergun dhe u fundos më 1912. Gomez, një shtetas nga Urugai, ishte pasagjer në klasin e parë dhe që besohej se ishte hedhur nga anija duke tentuar ta shpëtojë veten.
Por doli se trupi i tij u gjet në det një javë më vonë nga anija MacKay-Bennett.
Gjërat i ishin larguar nga trupi me qëllim që t’i dërgohen familjes së tij, përfshirë orën e argjendtë zvicerane Zenith.
Por, ora kishte mbetur e “ngrirë në kohë” në 4:52 të mëngjesit, që ishte dy orë e 33 minuta pasi ishte fundosur anija.
Familja e mbajti orën për 112 vjet, por tani po e shesin në ankand në Wiltshire të Britanisë së Madhe.
Është interesant se Gomez i kishte mbijetuar një katastrofe tjetër me anije, kur zjarri e përfshiu atë në Shtetet e Bashkuara, duke e kishte detyruar të hidhet në det.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












