Lajme
Pasagjerët të paguajnë një taksë CO2 për biletat e aeroplanit
Parlamenti zviceran ka vendosur një taksë mjedisore për biletat e linjës ajrore, si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar emetimet e gazrave sere.
Shumica dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve të Mërkurën miratoi një propozim për një taksë midis CHF30 dhe CHF120 (32 dhe 126 $) për biletën për fluturimet që nisen nga Zvicra, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Taksa pritet të gjenerojë të ardhura prej rreth 500 000 CHF në vit. Gjysma e kësaj shume do të kthehet për qytetarët zviceranë, sipas një ndryshimi ligjor në diskutim në parlament.
Shumica e partive e mbështetën propozimin, duke argumentuar se kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e udhëtimit ajror, ndërsa Partia e Zvicrës e krahut të djathtë unanimisht doli kundër tij, duke thënë se linjat ajrore do të duhet të përballojnë shpenzimet.
Ministrja e Mjedisit, Simonetta Sommaruga argumentoi se ishte në interesin e Zvicrës që të bashkohej me vendet e tjera evropiane për të marrë një shtesë mjedisore. Ajo tha se të gjithë sektorët e transportit duhet të kontribuojnë në luftën kundër ndryshimit të klimës, përcjell tutje albinfo.ch.
Në një reagim të parë, organizatat mjedisore mirëpritën vendimin e parlamentit, por kërkuan taksa më të larta.
Ndryshimi ligjor përfshin gjithashtu një taksë mbi importet e karburantit, si dhe krijimin e një fondi klimatik.
Numri i udhëtarëve zviceranë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar, sipas shifrave zyrtare, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë