Lajme
Pasagjerët hapin derën e urgjencës në avionin që do të fluturonte drejt Tiranës
Me përpjekjen e tyre për të hapur derën e urgjencës së avionit, udhëtarët kanë aktivizuar një alarm. Fluturimi ka vazhduar pa pasoja
Për shkak se hipja në aeroplan tashmë kishte përfunduar, dy pasagjerë në Aeroportin Memmingen, Gjermani, u përpoqën të hipnin në aeroplanin e tyre përmes dyerve të mbyllura.
Pasi dy burrat nuk donin të humbnin fluturimin për në Tiranë, u përpoqën të hipnin gjithsesi – nga dera e urgjencës, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, ata kishin vendosur të ndërmarrin këtë veprim kur kanë parë që avioni i tyre ishte ende në asfalt.
Sipas policisë, kur 32 dhe 38-vjeçarët u larguan nga terminali në drejtim të pistës së aeroplanit, ata u ndaluan menjëherë nga shërbimi i zjarrfikësve dhe punonjësit e aeroportit Allgäu, shkruan gazeta Allgauer Zeitung. Me përpjekjen e tyre për të hapur derën e urgjencës së avionit, udhëtarët kanë aktivizuar një alarm. Sipas policisë, qarkullimi ajror ka vazhduar pa kufizime.
Sipas deklaratës nga aeroporti, sjellja e tyre do të ketë pasoja ligjore për dy burrat, përcjell albinfo.ch. Grupi i policisë kufitare të Memmingen ka nisur procedimin kundër saj për shkelje.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













