Shkurt.ch

Pas zemrës mbi qiellin e Kosovës, një avion po “vizaton” kufijtë e Zvicrës

Një aeroplan i vogël privat aktualisht po fluturon përgjatë kufijve të Zvicrës, në shenjë. Ndërsa dje, siç ka shkruar tashmë albinfo.ch,  aeroplani i linjës ajrore zvicerane Chair kishte “vizatuar” një zemër në qiellin e Kosovës.

Aeroplani privat është ngritur nga Berna të dielën pasdite dhe aktualisht po fluturon, duke u përpjekur që fluturimin ta bëjë sa më saktësisht përgjatë kufijve të Zvicrës, shkruan tagesanzeiger.ch. Piloti me avionin  etij tashmë është regjistruar nga Flightradar24.

Kur jemi te “origjinali”, pra te piloti që bëri zemrën në qiellin e Kosovës, ai ishte po ashtu pilot zviceran i cili kishte marrë lejen nga kontrolli i trafikut ajror në Prishtinë, siç kishte shkruar në Twitter, transmeton albinfo.ch.

Ai me këtë kishte dashur të shprehë përkrahjen e tij për Kosovën në luftën kundër koronavirusit, siç thuhet në AirRadar Kosova LLC.