Kosova

Pas vërshimeve në Prishtinë, një shkollë në situatë emergjente

Në një shkollë në Prishtinë është shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve të shumta.

Të gjitha ekipet e Komunës së Prishtinës, kanë dalë në terren pas vërshimeve që ndodhën në Prishtinë rreth një orë më parë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes profilit të tij zyrtar në “Facebook” ka njoftuar se situatë emergjente është shpallur në shkollën “Ismajl Qemajli”.

“Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli”, shkroi Ahmeti në Facebook”, ka shkruar Ahmeti.

Pak orë më parë Prishtina u kaplua nga vërshime të mëdha të cilat shkaktuan edhe probleme në komunikacion.

Kryetari Ahmeti ka sugjeroi që për për çdo emergjencë qytetarët të kontaktojnë në numrat  080012233 dhe 080012244.