Integrimi

Pas tri refuzimeve, Yllka më në fund merr pasaportën zvicerane

Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë

Një kosovare që sot ka 33-vjet, e cila ka ardhur në Zvicër si dhjetë-vjeçare, më në fund është natyralizuar në komunën e saj Hochdorf të Kantonit të Lucernit. Por përse u desh të priste kaq shumë?

Yllka Gashi, (emri fiktiv), taniu ndihet e lehtësuar dhe e lumtur: Në mes të dhjetorit, Kantoni i Lucernit i ka konfirmuar asah shtetësinë e saj zvicerane, transmeton albinfo.ch. Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë.

“As unë dhe as miqtë e mi zviceranë nuk e kuptuam përse komuna po rezistonte kaq shumë”.

Megjithatë, ajo asnjëherë nuk ka hequr dorë nga besimi i saj në “vlerat zvicerane”, thotë kosovarja, e cila ka studiuar drejtësinë në Zvicër, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Po kjo gazetë kishte raportuar për rastin, në maj të këtij viti.

Ndërsa, një vit e gjysmë pas refuzimit të fundit (të tretë), kishte ndodhur më në fund miratimi. Kjo kishte ardhur pas një ankese administrative dhe seancës gjyqësore të mëvonshme.

“Në Hochdorf ne presim me padurim banorë të rinj të përkushtuar dhe të integruar” shkruan qeveritari komunal, Daniel Rüttimann i pyetur nga gazeta; Si anëtar i Komisionit për të Drejtat e Qytetarëve, disa herë ka bashkëvendosur kundër aplikimit të kosovares 33-vjeçare.

Vendimi i fundit, pozitiv, për këtë çështje të kahershme konfirmon se komisioni gjithmonë e ka kryer punën e tij “korrekt, drejtë dhe në përputhje me kriteret”, thotë ai

Kush e ka mbajtur fjalimin e 1 gushtit?

Yllka Gashi kishte ardhur në Zvicër me familjen e saj në vitin 1998, kur ishte dhjetë vjeçe. Sot ajo ka dy fëmijë me partnerin e saj, flet dialektin lokal dhe ndihet në Zvicër në shtëpinë e saj. Në moshën 22-vjeçare, pasi kishte jetuar në Hochdorf për rreth dhjetë vjet, duke përfunduar shkollën dhe praktikën profesionale, ajo kishte bërë përpjekjen e dytë të natyralizohej. Por ishte tërhequr vetë pasi e kishin këshilluar. Arsyeja: Ajo kishte pasur një gjobë për kundërvajtje të lehtë në komunikacion.

Në seancën dëgjimore për aplikimin e saj të dytë dhe të tretë, dhjetë anëtarët e komisionit të të drejtave civile ndër të tjera kishin dashur të dinin: Cilët këshilltarë qeveritarë vijnë nga regjioni Seetal? Kush ka mbajtur fjalimin e fundit të 1 gushtit në komunën e saj… etj. Po ashtu Yllka Gashi duhej të jepte emra kodrash, pyjesh, kapelash (kisha të vogla) dhe kështjellash të zonës.

Një nga arsyet pse Komisioni kishte refuzuar kërkesën e tretë të kosovares ishte pyetja se ku e kishte ajo qendrën e jetesës. Yllka Gashi kishte dorëzuar aplikacionin e saj në prill të vitit 2018, teksa ishte duke studiuar për drejtësi. Ajo është specializuar në të drejtat e njeriut, ka bërë një praktikë tre-mujore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe ka marrë pjesë në gjykatën e krimeve të luftës në Kosovë atë verë.

Ndërkohë ajo ka qenë edhe në Konstanz në universitet dhe në Cyrih, me të dashurin e saj. Por në mes të gjithë këtyre, ajo jetonte në Hochdorf. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për Komisionin.

Përpjekjet e saj për natyralizim janë “zvarritur vazhdimisht”, thotë ajo sot. Por, “procedura është e njëjtë për të gjithë aplikantët,” kundërshton Daniel Rüttimann nga Komisioni i të Drejtave Civile. Madje, Gjykata Supreme Federale kishte mbështetur arsyetimin e komunës për refuzimin e kërkesës së dytë të znj. Gashi.

Aplikimi i tretë, i miratuar përfundimisht, u vonua kryesisht për shkak se mungonin dokumentet e nevojshme të aplikantes. Yllka Gashi shkopinj: e ka përjetuar procedurën si të ngacmuar dhe të përulur. Dhe për sa i përket Gjykatës së Lartë Federale, ajo ka marrë një vendim diskrecional, asgjë më shumë.

Një gjë është e qartë: në Zvicër, rreth një e katërta e popullsisë nuk ka pasaportë zvicerane – edhe për shkak se zviceranët kanë votuar kundër natyralizimit të thjeshtuar disa herë. “Ne jetojmë në një demokraci prej tre të katërtave,” thotë Paul Rechsteiner, deputet i PS-së nga St. Gallen – “dhe kjo ka të bëjë shumë me praktikën tonë veçanërisht të rreptë të natyralizimit”.

Fakti që komuna ushtron një ndikim kaq të madh mbi të është unik në Evropë dhe ka qenë prej kohësh i vjetëruar, përcjell albinfo.ch. Në dhomën e kantoneve, Rechsteiner ka dalë humbës me mocionin e futjes së “ius soli”, nënshtetësisë nga lindj, për Zvicrën bazuar në modelin francez, spanjoll apo amerikan. Ai tani shpreson për një iniciativë të re të nisur nga Aktion Vierviertel. Rechtsteiner beson se kushdo që ka lindur dhe është rritur këtu është pjesë e shoqërisë zvicerane dhe duhet të ketë të drejtën të jetë zviceran.