Lajme
Pas sulmit të fundit, Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t’i ashpërsuar politikat e sigurisë dhe të azilit, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë.
Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit.
Sulmi i ka thelluar mospajtimet politike në lidhje me rregullat e azilit dhe dëbimit, para zgjedhjeve shtetërore të muajit të ardhshëm në Gjermani, pasi i dyshuari për kryerjen e sulmit është një sirian, kërkesa e të cilit për azil nuk ishte pranuar.
Ndryshimet e së enjtes përfshijnë rregullore më të rrepta për armët. Ndër to edhe rregullore më të ashpra për bartje të armës, ndalimin e përgjithshëm të thikave me teh të gjatë dhe ndalim i rreptë i bartjes së thikave në ngjarje si, festivale popullore, ngjarje sportive dhe panaire të tregtisë.
Rregullorja e re parasheh gjithashtu që agjencitë e reja federale të kryejnë kontrolle të së kaluarës për ata që duan të zotërojnë armë, në mënyrë që ekstremistëve të mos u lejohet bartja e armëve, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
Berlini do t’i ashpërsojë edhe ligjet dhe procedurat për azil dhe banim, përfshirë duke e ulur pragun për “dëbimin të rreptë” për ata të cilët kryejnë krim me armë apo me mjet të rrezikshëm.
Kriteret për heqjen e statusit të azilantit apo refugjatit do të ashpërsohet. Do të ketë ndëshkime më të rënda për krime serioze, përfshirë edhe për të pandehurit e ri në moshë.
Azilkërkuesve do t’u ndalohen benefitet në Gjermani, nëse ata gëzojnë të tilla edhe në vendet e tjera evropiane. Ndërsa, refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet e tyre pa pasur arsye të mëdha, rrezikojnë ta humbin statusin e tyre për mbrojtje, thuhet në dokumentin e qeverisë gjermane. Ky rregull nuk vlen për refugjatët ukrainas.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit