Kosova
Pas sulmit në Zveçan, Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit të granatës së dorës në një nga zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sveçla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar qytetarët pa dallim, përcjell albinfo.ch.
“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.
Në orët e para të mëngjesit, një sulm u raportua në Postën e Kosovës në Zveçan, ku një granatë dore shpërtheu, ndërsa një tjetër u gjet më pas brenda objektit.
Policia bëri të ditur se të dyshuarit për sulmin nuk janë identifikuar ende.
Për sulmin foli edhe Kryeministri Albin Kurti.
Kurti tha se ky sulm, me elemente terroriste, është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Ai e ka quajtur shqetësues faktin që individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë dhe, siç ka thënë ai, po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi.
E-Diaspora
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri Bëhet e ditur se autori i vrasjes së shqiptarit B.D, i cili u gjet i pajetë...
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane Rekord, niveli më i lartë për mbi 50 vjet....
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës