Lajme
Pas sulmit në Vjenë, policia po kërkon edhe katër të dyshuar, mes tyre edhe kosovarë
Pas terrorit në Vjenë policia po kërkon edhe dy shtetas maqedonas të lindur në Austri dhe dy kosovarë në lidhje me sulmin
Sipas raporteve nga autoritetet austriake, të dyshuar janë edhe dy shtetas maqedonas të lindur në Austri dhe dy kosovarë në lidhje me sulmin në Vjenë, transmeton albinfo.at.
Pas sulmit terrorist në Vjenë, analiza e videove të shumta të celularëve nga vendi i krimit deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë provë të sulmuesve të tjerë.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, (ÖVP) tha në një konferencë shtypi se të martën pasdite 14 arrestime u bënë në afërsi të vrasësit vjenez. Policia i dëgjoi njerëzit dhe ende po kërkon katër të dyshuar të tjerë, siç raportohet nga “Deutsche Welle (DW)” (shënim në maqedonisht). Sipas kësaj, në kërkim janë dy shtetas maqedonas të lindur në Austri dhe dy kosovarë.
Në raport, “DW” citon një listë nga burime jozyrtare. Kjo duhet të përfshijë emrat Argent G. dhe Uzeir A. Përveç kësaj, lista e të dyshuarve në sulm përfshin dy persona nga Kosova.
Nga ana tjetër, autoritetet maqedonase deklarojnë se ata tani po punojnë me homologët e tyre austriakë në të gjitha aspektet e çështjes. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik