Lajme

Pas sulmeve të Hamasit, rriten çmimet e naftës

Pas shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të prishë prodhimin nga Lindja e Mesme, çmimet e naftës janë rritur. Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu janë rritur.

Sipas raportimeve nga BBC, edhe pse Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global, ndërsa sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada, përcjell albinfo.ch.

Analisti i energjisë, Saul Kavoniq, i tha BBC-së se çmimet globale të naftës janë rritur “për shkak të perspektivës së një zjarri më të gjerë që mund të përhapet në vendet e afërta të mëdha prodhuese të naftës, si Irani dhe Arabia Saudite”.