Lajme

Pas shumë vitesh, rinisin trenat TEE midis Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe Francës

Ringjallja e trenit “Trans Europ Express” në Zvicër. Fillimisht, janë planifikuar katër linja, por pas zgjerimit të infrastrukturës, do të shtohen edhe katër të tjera

Zvicra ka përdorur trena TEE për trafik ndërkufitar në distanca të gjata nga 1961 e tutje. Por me opsionet gjithnjë e më të lira të fluturimit, kërkesa për TEE ra dhe këta trena u çaktivizuan në vitet 1980, transmeton albionfo.ch.

Por tani ideja po ringjallet, me një deklaratë të nënshkruar në këtë drejtim midis Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe Francës, dhe shumë shpejtë do të caktohet një datë për të filluar operacionet.

Fillimisht, janë planifikuar katër linja, por pas zgjerimit të infrastrukturës, katër të tjera do të shtohen shtesë.

Një linjë, TEE 3, do të drejtohet nga Amsterdami në Romë dhe do të kalojë Zvicrën nga Bazeli, përmes Aarau, Arth-Goldau, Bellinzona dhe Lugano. /Albinfo.ch