Shkurt.ch

Pas shirave, sërish lejohet zjarri në natyrë

Pas shirave që ranë ditëve të fundit, në shumicën e kantoneve janë pezulluar ose zbutur vendimet e marra më parë për mos ndezje të zjarrit në terren të hapur. Kështu, kantoni i Bernës e ka pezulluar një vendim për mos ndezje zjarri që e kishte marrë prej më shumë se një muaji.

Njësoj është edhe në kantonet Uri dhe Appenzel Ausserhoden, ndërsa në Argau ky vendim ishte shfuqizuar qysh gjatë vikendit, njofton news.ch.

Ngjashëm ka vepruar edhe Principata e Lichtenstein-it, që gjendet në kufi me Zvicrën.

Për shkak të thatësisë së madhe që pati kapluar Zvicrën në dy muajt e fundit, 14 kantone kishin sjellë vendime për ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësira të lira.