Kuriozitete
Pas revolucionit teknologjik, OpenAI krijon robotin
Kompania me bazë në San Francisko, OpenAI, e cila ka krijuar ChatGPT, ka investuar në kompaninë 1X, që prodhon robotë humanoidë për të realizuar një version fizik të inteligjencës së tyre artificiale.
Tashmë janë publikuar edhe pamje se si do të dukej një robot i tillë me inteligjencë artificiale, i cili veç veprimeve të thjeshta fizike, do të ishte i gatshëm të bashkëveprojë me njerëzit e të komunikojë me ta. Roboti i quajtur EVE është programuar të punojë së bashku me qeniet njerëzore. Ai është i aftë të lëvizje objekte e t’i paketojë ato.
OpenAI ka investuar 23,5 milionë dollarë për të ndërtuar këtë robot dhe ai pritet të dalë në treg këtë verë. Ky investim ka nxitur edhe rivalitetin me robotin Tesla të Elon Musk, për të cilin ende nuk ka nisur prodhimi. “1X do të rrisë produktivitetin përmes përdorimit të teknologjisë së sigurt dhe të avancuar. OpenAI Startup beson se 1X do të ndikojë tejet pozitivisht në të ardhmen e punës”, tha Brad Lightcap, COO i OpenAI dhe menaxher i OpenAI Startup Fund. Ekspertët janë shprehur se roboti EVE dhe 1X, mund të kryejnë edhe punën e infermierëve, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Ekspertët besojnë se modelet që do të krijohen me ChatGPT të përfshirë do të transformojnë mënyrën e ndërveprimit të njerëzve me robotët.
“Ky kombinim do të sjellë një ndryshim të madh pasi robotët do të kuptojnë se çfarë ne duam, do të veprojnë në mënyrë shumë komplekse. Ata do të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë shumë më dinamike, t’i përgjigjen ndryshimeve të mjedisit dhe të planifikojnë se çfarë do të bëjnë në të vazhdim. Ata nuk do të ngecin në probleme që dalin jashtë skenarit, por përkundrazi do të jenë në gjendje të mendojnë hapat që duhet të ndërmerren. Në të ardhmen ne do t’i kontrollojmë robotët thjesht duke folur me ata dhe ata do të na përgjigjen. Kjo do të zgjerojë ndjeshëm hapësirën për të cilën ata do të jenë në gjendje të na vijnë në ndihmë”, tha George Strakhov, shefi i kompanisë së reklamave DDB EMEA.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind