Futboll
Pas përplasjeve, Yakini e Xhaka po kalojnë shumë mirë
Një ditë pas paraqitjes heroike ndaj Gjermanisë, lojtarët e rregullt të Zvicrës po rikuperoheshin në hotelin e ekipit nacional. Rezervistët po ushtronin në stadiumin “Waldau”. Giorgio Contini e udhëheq stërvitjen: ngrohje e shkurtër, pasime dhe elemente të lojës, shënim i golave.
Murat Yakini e përcjell stërvitjen nga distanca. Pranë tij: Granit Xhaka.
Të dy lëvizin në fushë duke shkëmbyer ide. Për një orë e gjysmë. Trajneri dhe kapiteni i tij. Duket që janë një zemër e një shpirt.
Nuk ishte gjithnjë kështu. Në mars të vitit 2022 mospajtimet mes tyre u shfaqën për herë të parë. Në miqësoren në Zuerichu ndaj Kosovës, Yakini e zëvendësoi Xhakën pas vetëm një ore lojë. Ai ishte i befasuar. Dy muaj më pas, në Çeki, Xhaka luajti në pozitën tetë dhe tha më pas: Trajnerët që më njohin e dinë ku është forca ime e vërtetë – dukshëm më prapa.
Konflikti u bë plotësisht i dukshëm vjeshtën e kaluar. Në një prononcim emocional, Xhaka kritikoi federatën dhe trajnerin pas paraqitjes së zbehtë ndaj Kosovës (2:2).
Yakini dhe Xhaka kishin një diskutim. A ishte çdo gjë në rregull? Jo aspak.
Edhe pse deklaronin që nuk kanë probleme me njëri-tjetrin, zëra kishte se gjendja ishte ndryshe. Marrëdhënia ishte e komplikuar.
Yakini dhe Xhaka njihen për kohë të gjatë. Kur Yakini u bë selektor në gusht të vitit 2021, kapiteni ishte i pari që e uroi.
“Raporti i mirë me Granitin është nga koha kur e solla vëllain e tij, Taulantin nga Grasshopperi te Baseli”, kishte thënë Yakin në një intervistë për NZZ.
Xhaka e Yakini kanë shumë të përbashkëta. Janë rritur në rrethana të ngjashme, si gjeneratë e dytë e familjeve imigrante. Siguruan njohjen sociale dhe respektin si futbollistë. Të dy janë liderë të lindur dhe të bekuar me shumë talent.
Të dy u zhvilluan te Concordia Basel. Por ndryshojnë për një gjë. Derisa Xhaka ka gëzuar karrierë globale falë etikës së punës dhe profesionalizmit, Yakini ka reputacionin e gjeniut që nuk shfrytëzoi gjithë mundësitë që i kishte.
Pas krizës në vjeshtë, Yakini ka ndier që duhet të ndryshojë diçka. Në fillim të vitit ai ka udhëtuar shumë herë në Duesselforf. Me Xhakën kanë shkëmbyer ide dhe janë bërë më të afërt. Kanë pirë edhe ndonjë gotë verë.
“Ishte e rëndësishme për të dy palët që kemi kuptuar njëri-tjetrin. Që jemi këtu për njëri-tjetrin dhe që uam të jemi të suksesshëm së bashku. Për Zvicrën, për familjen tonë, për veten”, tha Xhaka për Blick para Evropianit.
Së bashku erdhën në përfundim që Zvicra duhet ta ndryshojë sistemin. Që nga marsi Zvicra luajti ndryshe. Sistemi i ri po funksionon. Zvicra ka fituar stabilitet. Është çelësi i suksesit.
Xhaka e Yakini, sipas trajnerit të përbashkët të tyre
Werner Mogg (73) është prej trajnerëve më të mirë që ka pasur Zvicra sa u takon gjeneratave të reja. Ndër të tjera, ai ka stërvitur selektorin aktual, Murat Yakin, dhe kapitenin aktual të Zvicrës, Granit Xhaka.
“Graniti ishte i thatë. Kur qëndroj sot pranë tij, më duhet të them që e vërej që ai është rritur shumë fizikisht. Murati ishte gjithnjë i fortë”, ka thënë Mogg për Blick.
Ai ka treguar se Graniti ka vrapuar dukshëm më tepër se Yakini.
“Falë personalitetit të tyre, të dy ishin liderë që nga fillimi. Murati ka pasur besim, ishte i qetë me topin. Graniti ishte dy vjet më i vogël kur ka luajtur nën urdhrat e mia. Kështu që krahasimi është i vështirë, por ai ishte po ashtu dominant në fushë”, ka thënë trajneri zviceran./Blick
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë