Kosova
Pas përmbytjeve, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se janë të gatshëm për të ndihmuar autoritetet çeke përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit, pasi vendi po përballet me vërshime.
“Në këto momente të vështira, kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit apo formave të tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai u shpreh se mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, duke uruar që kjo krizë të kalojë sa më parë e me sa më pak dëme.
“Ne qëndrojmë me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, disa shtete evropiane po përballen me vërshime vdekjeprurëse. Rumania ka raportuar për pesë të vdekur nga vërshimet, teksa në Poloni ka vdekur një person, dhe në Austri një person.
Në Republikën Çeke janë raportuar disa të zhdukur.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë