Lajme
Pas pandemisë hapen 9.3 milionë vende të reja pune në SHBA
Me rënien e rasteve me COVID-19 si dhe të atyre që kanë humbur jetën nga ky virus dhe marrja e vaksinave anti-COVID, bota ka filluar t’i rikthehet normalitetit – që nënkupton që edhe ekonomia po ringjallet.
Kështu vetëm gjatë muajit prill në Shtetet e Bashkuara janë hapur afro një milion vende të reja pune, që është një shifër rekord sipas zyrës së statistikave – që e krahason si rekord që nga viti 2000, transmeton Telegrafi.
Afro 9.3 milionë vende të reja puna në pozita të ndryshme dhe 8.3 milionë për ekonomistë, parashihen të ndodhin në SHBA, transmeton Telegrafi.
Kërkesa për fuqi punëtore po rritet dita-ditës, pasi që kompanitë e mëdha po bëjnë të pamundurën që të rimëkëmbin bizneset e tyre në veçanti në këta muaj të verës – ku numri i turistëve rritet dukshëm.
Por pavarësisht kërkesave të mëdha për fuqi punëtore, qytetarët ende nuk janë të gatshëm për rikthim në punë për shkak të shumë arsyeve.
Shumë prindërit duhet të kujdesen për fëmijët dhe punë tjera të shtëpisë derisa pandemia po vazhdon – duke ua pamundësuar rikthimin në vendin e tyre të punës.
E punëdhënësit kanë filluar të brengosen për një fakt të tillë, duke u frikësuar se nëse ky trend vazhdon ata do të mbesin pa fuqi punëtore.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën