Lajme
Pas një viti pune nga shtëpia, ”Google” kthen punonjësit në zyra
Kishte aktivizuar punën nga distanca fillimisht kur shpërtheu pandemia. Tani bën hapa pas dhe fton punonjësit të kthehen në zyrë…
“Google” ka njoftuar personelin që duhet t’i kthehet punës me prani fizike pas festës së Pashkës, edhe pse me kapacitet të kufizuar.
Plani është për të kthyer të gjithë në zyrë para verës, në pritje të një rihapjeje që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm, por ndoshta edhe në shtator. Kolosi i web-it në Mauntain View, po ndjek kështu një strategji të ndryshme nga ajo e gjigandëve të tjerë digjitalë, si “Facebook” dhe “Twitter”, që prej kohësh i kanë dhënë fund detyrimit për të punuar në zyrë, me mundësinë, për ata që e dëshirojnë, që të punojë nga shtëpia edhe përgjithnjë.
Por, për Google, ndryshimi i kursit është i menjëhershëm dhe është hapi i parë drejt një kthimi të mundshëm në normalitet. Nëse pas 1 shtatorit punonjësit do të duan të punojnë në distancë për më shumë se 14 ditë në vit, duhet të paraqesin kërkesë me shkrim. Parashikohet mundësia që të kërkojnë deri në 12 muaj punë në distancë vetëm në rrethana të veçanta. Në çdo rast, kompania mund të thërrasë punonjësit në zyrë, në çdo moment.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë