Bota

Pas një çerek shekulli, lind ariu i parë polar në Skoci

Vizitorët në kopshtin zoologjik në Skoci patën mundësi që të shohin ariun e parë polar të lindur në Britani të Madhe pas një çerek shekulli.

Këlyshi, gjinia e të cilit ende nuk dihet, u lind në dhjetor 2017 dhe ka kaluar katër muajt e fundit me nënën e tij Victoria, në një pjesë të posaçme të kopshtit, përcjell albinfo.ch.

Tani ariu i vogël ka filluar të eksplorojë rrethinën e kopshtit zoologjik dhe vizitorët patën mundësi ta shohin. Nuk ka garanci se ariu do të jetë gjithmonë i dukshëm për vizitorët, meqë ai një pjesë të kohës vazhdon ta kalojë i izoluar.