Kosova

Pas ndërprerjeve rinis numërimi i votave për deputetë në Prishtinë

Ka rinisur numërimi i votave për deputetët në Prishtinë, në qendrën komunale të numërimit në Prishtinë. Kjo vjen pas ndërprerjes që ndodhi më parë për shkak të, siç u tha, një problemi në sistemin e procedimit, por edhe një incidenti mes vëzhguesve.

Nga qendra e numërimit u raportua se vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme.

Në vendngjarje sipas mediave në Kosovë ka dalë edhe prokurori.