Lajme

Pas ndërhyrjes së Zvicrës, Belgjika heq Ticinon nga Lista e karantinës

"EDA ka kontaktuar menjëherë autoritetet belge dhe shprehet e kënaqur me vendimin e tyre për të hequr Ticinon nga "lista portokalli"

Paraditen e sotme ishte njëri ndër top lajmet e mediave zvicerane: Belgjika fut një kanton zviceran, Ticinon, në listën e saj të karantinës.

Me fjalë të tjera, ata që do të ktehheshin në Belgjikë nga ky kanton do t`i nënshtroheshin testimit për covid dhe do të drejtoheshin në karantinë, shkruan albinfo.ch. Autoritetet ticineze kishin reaguar me dëshpërim për këtë veçim që i është bërë pikërisht kantonit të tyre…

Pas kritikave nga qeveria e Ticinos dhe mjeku kantonal, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) ka bërë sot një ndërhyrje tek autoritetet në Belgjikë, shkruan srf.ch.

“EDA ka kontaktuar menjëherë autoritetet belge dhe shprehet e kënaqur me vendimin e tyre për të hequr Ticinon nga “lista portokalli”, thuhet në një komunikatë nga zyra e shtypit të këtij departanmenti, përcjell albinfo.ch.

Deri nga mesdita, Ticino ishte i vetmi kanton zviceran që ishte në një “listë portokalli” të Belgjikës.