Tematike
Komuniteti shqiptar “ndihet i diskriminuar” me ndalimin e “Alba Festival”-it
Dëshpërimi është për aq më i madh pasi aktivitete të ngjashme janë lejuar të mbahen këtë fundjavë, si "Pride" në Gjenevë dhe Openair në Greifensee.
Gjendja në hapësirën ku do të mbahej festivali, në Hardturm të Cyrihut, duket e trishtuar. Aty tashmë ishin ngritur skenat dhe stendat e shumta.
Por, pa filluar fare festivali, të gjitha duhet të çmontohen përsëri. Kjo, për faktin se vendimi për anulimin e festivalit është marrë vetëm një ditë para mbajtjes: “Alba Festival”, i cili do të zhvillohej këtë fundjavë, është anuluar përfundimisht, skruan srf.ch.
Rreth 20,000 vizitorë sa priteshin të merrnin pjesë, duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Kur organizatorët njoftuan anulimin në afat kaq të shkurtër ishte i kuptueshëm nxitimi i madh i mediave për të kuptuar arsyen. Organizatori ka mbajtur të premten një konferencë për media, ku do të shpjegonte gjendjen. albinfo.ch ka qenë e pranishme në këtë konferencë.
“Zhgënjimi im është natyrisht jashtëzakonisht i madh. Unë me të vërtetë prisja me gëzim fundjavën. Për këtë arsye zhgënjimi është edhe më i madh”, është shprehur organizatori i Alba Festival-it, Adem Morina.
Në këtë moment, nuk është ende e mundur të thuhet se sa i madh do të jetë dëmi financiar i shkaktuar nga anulimi, është shprehur ai para gazetarëve. Por, një gjë është e sigurt: “Dëmi emocional është jashtëzakonisht i madh”.
Me këtë rast duhet pasur parasysh, se, mbi bazë të vendimit të Qeverisë së Kantonit për anulimin e aktivitetit, organizatori nuk ka asnjë të drejtë kompensimi të dëmit, shkruan albinfo.ch. Ndërsa dihet se shpenzimet e organizimit kanë qenë shumë të larta.
Sidomos kur merret parasysh fakti se kishte mbetur vetëm një ditë deri në mbajtjen e aktivitetit.
Politikanët e Cyrihut, me prejardhje shqiptare, Përparim Avdili (FDP) dhe Reis Luzhnica (PS) shprehin moskuptim në lidhje me tërheqjen afatshkurtër të lejes për mbajtjen e festivalit. Ky moskuptim është për aq më i madh kur dihet se aktivitete tjera të mëdha janë lejuar të zhvillohen këtë fundjavë – përfshirë këtu “Pride” në Cyrih dhe Openair në Greifensee.
Politikanët e rinj shqiptarozviceranë e shohin anulimin e Festivalit Alba si një disavantazh të qartë për komunitetin të cilit i takojnë.
“Më duket shumë diskriminuese. Rregulli 3G vlen për të gjitha festivalet dhe do të ishte respektuar në mënyrë perfekte edhe këtu në Alba Festival”, thotë asambleisti Reis Luzhnica. Ngjashëm arsyeton edhe Përparim Avdili. Sipas tij, ky vendim i Këshillit Qeveritar të Kantonit mund të çojë drejt stigmatizimit të komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Qeveria Kantonale nuk prononcohet
Këshilli qeveritar i Cyrihut nuk ka dëshiruar të komentojë lidhur me anulimin e festivalit më të madh shqiptar në Evropë.
I gjithë “sqariumi” është ai që është bërë të enjten për media. Aty thuhet se gjurmimet e kontakteve dhe gjendja në njësitë e kujdesit intensiv tregojnë se një numër mbi mesatar i të kthyerve të pushimeve nga Ballkani ishin infektuar me Covid-19, trasnmeton albinfo.ch. “Nga kjo mund të konkludohet se shkalla e vaksinimit në këtë grup të popullsisë është shumë e ulët për të siguruar një përgjegjësi për një ngjarje kaq madhore në situatën aktuale epidemiologjike”, thuhet në mesazh.
Me anulimin e miratimit, këshilli qeveritar donte të parandalonte përhapjen e koronavirusit në festival dhe, rrjedhimisht, të shmangte një barrë shtesë për spitalet, përcjell albinfo.ch. Qeveria mendon se është detyrë e saj kundërshtojë rrezikun e infeksionit në këtë grup të popullsisë dhe ta mbrojë atë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’