Kosova
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
Pas ndalesës prej më shumë se 12 orëve në kufijtë e Serbisë, linjat e autobusëve nga Austria në Kosovë kanë vazhduar rrugëtimin pa pengesa.
Këtë e ka bërë të ditur kompania Zhitia Turist.
“Në ora 15:00 janë nisur për në destinacionet e tyre të gjithë bashkatdhetarët që u bllokuan pa asnjë arsye të vetme në kufirin Kroaci – Serbi nga ana Serbe, po ashtu ju njoftojmë se në autobusë gjinden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë nga autoritetet serbe, ne si kompani ju qëndruam afër aq sa mundëm me pije dhe gjëra ushqimore gjë që e kemi borxh sepse jemi të betuar në ditë të mira dhe në ditët më të vështira do të ju qëndrojmë afër bashkatdhetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu nga kompania kanë bërë të ditur se u është kërkuar të nisen më herët, por që nuk kanë vazhduar për shkak se disa udhëtarë ishin ndaluar nga autoritetet serbe.
“Sqarojmë se nisjen e kishim të mundshme nga ora 13:00 mirëpo nuk pranuam sepse aty mbeteshin afërsisht 25 bashkatdhetarë për tu intervistuar jo vetëm në autobusët tanë mirëpo tek të gjithë që ishin aty ,mirëpo vendosëm TË GJITHË ose ASNJË. Ju urojmë rrugë të mbarë dhe kërkojmë ndjesë për pritjen e pa zakonshme mirëpo nuk ishte në dorën tonë , kryesorja është se të gjithë vazhduan shëndosh në shtëpitë e tyre pas pritjes të pa arsyeshme”, thuhet në njoftim.
Edhe nga kompania Bici-com kanë njoftuar vazhdimin e rrugëtimit.
“Për të gjithë pasagjerët tanë të dashur, njoftojmë se të gjitha linjat tona të udhëtimit janë duke funksionuar si zakonisht, pa asnjë ndërprerje. Përveç një vonesë të vogël me 16.04.2024, të gjitha oraret e tjera janë respektuar me përpikmëri”, thuhet nga kompania.
“Vazhdojmë Rrugëtimin. Është kaluar me sukses kufiri në Serbi dhe po vazhdojmë rrugën drejt Kosovës pa pangesa të tjera!”, bëjnë të ditur nga kompania Loshi Reisen.
Lirimin e qarkullimit të autobusëve të të gjitha linjave ndërkombëtare, autoritetet e Serbisë e kanë bërë rreth orës 18:00.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik