Kosova
Pas Maqedonisë së Veriut kryediplomati turk të premten qëndron në Kosovë
Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, pas përfundimit të kësaj vizite, Fidan nuk do të kthehet menjëherë në vendin e tij.
Siç raporton Klankosova, ai planifikon të qëndrojë edhe në Kosovë. Ai do të vijë në Prishtinë të premten, 6 shtator, për një vizitë zyrtare, përcjell Albinfo.ch.
“Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.
“Ministri Fidan do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, ku Turqia ka komandën e saj që nga tetori i vitit 2023”, është thënë në një njoftim të MPJ-së turke.
Kurti dhe Fidan janë takuar më 31 maj të këtij viti në Ankara, kur shefi i diplomacisë turke e kishte pritur në një takim zyrtar shefin e ekzekutivit kosovar. Ministri turk ka takuar në së paku dy raste edhe homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Më 3 shtator, Turqia arrestoi një shtetas të Kosovës, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut