CH-Ballkani

Pas Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, ndihmohet edhe familja në Shqipëri

Një familje shqiptare është ndihmuar, duke i blerë një banesë me vlerë 30 mijë euro. Donatorët kanë qenë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe si gjithmonë nga diaspora

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka vazhduar me aktivitetet për të ndihmuar familjet me nevojë. Pas Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, është hera e parë që ndihmohet një familje në Shqipëri.

Këtë fat e ka pasur Mimoza Shkurti me pesë fëmijë nga fshati Lapardha i Komunës së Beratit, njofton shoqata, përcjell albinfo.ch.

Mimozës i kishte vdekur bashkëshorti para dy viteve dhe mbeti e vetme me pesë fëmijë, në kushte shumë të rënda, derisa njëra nga vajzat është e sëmurë dhe jeton vetëm me një veshkë.

Shoqata iu ka dhuruar një banesë të re për këtë familje. Banesa është 80 metra katror dhe ndodhet në Berat. Ajo ka kushtuar 30 mijë euro.

Donatorët kanë qenë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe si gjithmonë nga diaspora.