Lajme
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
Ekspertët kishin bërë një gabim të rëndë me informacionin e SBB-së: për Zvicrën janë përdorur gjysmëtarifat (Halbtax) dhe jo tarifat e plota

Një renditje e bërë nga fillimi i dhjetorit kishte konstatuar se SBB kishte çmime veçanërisht të lira në krahasim me vendet e tjera evropiane. Tani OJQ-së që kishte bërë listimin në fjalë iu desh të rregullonte atë, transmeton abinfo.ch. Pas korrigjimit të gabimeve, Zvicra është në vendin e 11-të.
OJQ-ja Transport and Environment (T&E) qëndron prapa anketës. Sipas saj, vetëm në Itali udhëtimet me tren janë më të lira, kishte njoftuar ajo në fillim të muajit, shkruan srf.ch. Por OJQ-së tani ju desh ta korrigjonte këtë deklaratë.
Arsyeja për këtë është me sa duket një gabim në llogaritje. T&E kishte marrë parasysh tetë kritere për vlerësimin. Çmimeve të biletave u ishte dhënë pesha më e madhe. Mirëpo, ekspertët kishin bërë një gabim të rëndë me informacionin e SBB-së: për Zvicrën janë përdorur gjysmëtarifat (Halbtax) dhe jo tarifat e plota.
Në renditjen e korrigjuar, Zvicra bie nëntë vende më poshtë, gjegjësisht në vendin e 11-të. Shërbimi ndërkombëtar Eurostar zë vendin e fundit – për shkak të kostove të larta në rrugën e Eurotunelit midis Londrës dhe disa qyteteve evropiane.
Një ngushëllim i vogël për SBB: ajo ishte megjithatë në gjendje të ruante vendin e parë në kategorinë e besueshmërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë Shumica e grave në Zvicër nuk duan të kenë fëmijë. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave...
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët
-
Zvicra krijon task forcë për të trajtuar kriminelët e huaj