Ekonomi
Pas humbjeve, nisin fitimet e Credit Suisse
Pas humbjeve prej 6.6 miliardë franga në 2015 dhe 2016 si dhe ndikimit të reformës tatimore në vitin e kaluar, Credit Suisse publikoi të ardhura neto për tremujorin e parë në 694 milionë franga
Credit Suisse ka publikuar rezultatin më të mirë tremujor që kur kreu ekzekutiv Tidjane Thiam nisi planin e ristrukturimit për bankën e dytë më të madhe në Zvicër në 2016-ën.
Banka mori nxitje nga biznesi i menaxhimit të pasurisë gjatë tremujorit të parë. Pas humbjeve prej 6.6 miliardë franga në 2015 dhe 2016 si dhe ndikimit të reformës tatimore në vitin e kaluar, Credit Suisse publikoi të ardhura neto për tremujorin e parë në 694 milionë franga, shkruan ‘Scan’.
Rezultati tregon përfitimin e bankës nga plani 3-vjeçar i Tidjane Thiame, ku i ka dhënë prioritet menaxhimit të pasurisë ndaj bankingut të investimeve dhe zgjidhur çështjet ligjore. Flukset e reja neto të parasë, një tregues mbi hyrjet e ardhshme në njësinë e menaxhimit të pasurisë, arritën në një total prej 14.4 miliardë franga, që është niveli më i lartë në shtatë vite, përcjell albinfo.ch.
Kreu ekzekutiv i bankës tha se viti i tretë dhe i fundit i ristrukturimit ka nisur pozitivisht, prej rezultatit të tremujorit të parë.
Aksionet e bankës u rritën me 4.9% në 16.98 franga gjatë hapjes së sesionit tregtar, ndërkohë që investitorët e mirëpritën rezultatin. Aksioni është rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme nga niveli i ulët i 2016-ës, ku preku 9.4 franga.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?