Kosova
Pas heqjes nga karantina, Kosovën dhe Maqedoninë i pret fluks i mërgatës
Leyla Ibrahimi-Salahi, shefe e Air Prishtina, pret rritje të kërkesës vetëm për fundjavën e festës "Auffahrt", për të cilën në Zvicër pushohet, nga mesi i majit dhe për festën e Bajramit
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina janë hequr nga “lista e zezë” e Zvicrës. Pra, duke filluar nga nesër, 6 maj, personat që vinë në Zvicër nga këto vende nuk detyrohen të hyjnë në karantinë.
Shqipëria është hequr nga kjo listë rreth një muaj më parë, po ashtu sikur edhe Serbia, kështu që tani i gjithë Ballkani Perëndimor është praktikisht “i lirë”.
Me fshirjen nga lista e karantinës, vendet e përmendura me të drejtë do të presin një fluks të madh të mysafirëve të munguar nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Kur kësaj i shtohet fakti se dalja nga karantina po koincidon me festën myslimane të Bajramit (sot një javë) dhe me atë të krishterë (Auffahrt), mund të merret me mend se sa i madh pritet të jetë ky fluks.
Megjithatë, në Air Prishtina, kompania e cila prej rreth dyzet vjetësh është bartësja kryesore e transportit ajror në relacionin Zvicër-Kosovë dhe Maqedoni, tregohen më të matur në këtë drejtim.
Kështu, Leyla Ibrahimi-Salahi, kryetare e Bordit të Drejtorëve dhe CEO e Air Prishtina, e pyetur nga albinfo.ch thotë se nuk pret diçka të ngjashme me fluksin e shtatorit të vitit të kaluar, kur po ashtu Kosova sapo ishte hequr nga lista e karantinës të Zvicrës.
Kjo, për faktin se “çlirimi” në shtatorin e kaluar vinte pas dështimit të pushimeve verore për shumicën e atyre që donin t`i kalonin ato në Kosovë ose në Maqedoninë e Veriut. Prandaj ajo tani pret rritje të kërkesës vetëm për fundjavën e festës “Auffahrt” për të cilën në Zvicër pushohet, nga mesi i majit. Ndërsa kjo përkon edhe me festën myslimane të Bajramit, gjegjësisht me fundin e muajit të Ramazanit. Për këto ditë, Air Prishtina ofron deri në tri fluturime ditore në Prishtinë dhe nga një çdo ditë në Shkup.
Pas kësaj, shumë nga frekuentuesit e fluturimeve tona do të presin pushimet e verës për të fluturuar në drejtim të Balkanit nga Bazeli ose Cyrihu.
Zonja Salahi thotë se çmimet për fluturime do të jenë “brenda normales”, pra, nuk pritet ndonjë ngritje.
Por, duhet shtuar këtu se, pavarësisht faktit se Kosova e Maqedonia e Veriut ishin në listën e karantinës, gjatë gjithë kohës ka pasur katër fluturime në javë për në Prishtinë dhe dy për në Shkup. Dhe, kjo, sipas zonjës Salahi, nuk mbulon gjithmonë kostot.
“Ishte kontributi ynë gjatë krizës për të mbajtur gjallë urën për në atdheun tonë. Sepse shumë njerëz udhëtojnë në ato destinime jo vetëm për pushime, por edhe për arsye të tjera private. Nuk duhet harruar se kosovarët që jetojnë në Perëndim, falë mbështetjes së tyre financiare për familjet në Kosovë, kanë rolin e njëfarë “sigurimi social të vendit”, ka theksuar për albinfo.ch zonja Leyla Ibrahimi-Salahi, Kryetare e Bordit të Drejtorëve dhe CEO e Air Prishtina.
Reklamë:
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit