Lajme
Pas gati tre vjetësh, Zvicra po negocion sërish me BE-në
Pothuajse tre vjet më parë, Këshilli Federal përfundoi në mënyrë të njëanshme negociatat për një marrëveshje kuadër me BE-në. Pas këtij dështimi, të dyja palët zhvilluan bisedime eksploruese që çuan në një “mirëkuptim të përbashkët”. Bazuar në këtë, Zvicra dhe BE miratuan mandatet e tyre përkatëse të negociatave këtë muaj, transmeton albinfo.ch.
Palët negociuese duan të lidhin marrëveshje të reja ose të përditësojnë ato ekzistuese në fushën e energjisë elektrike, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe transportit tokësor, ndër të tjera. Elemente institucionale, si miratimi dinamik ligjor dhe përfshirja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve janë gjithashtu pjesë e negociatave.
Kryenegociatori Patric Franzen do të udhëheqë negociatat për Zvicrën. Homologu i tij është Richard Szostak dhe sipas marrëveshjes, të dyja palët negociuese kanë vendosur që negociatat të përfundojnë deri në fund të vitit 2024, shkruan SRF.
Ndryshe, sot Ursula von der Leyen ka thënë se ishte një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Evropës dhe Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës