Integrimi
Pas futbollit, politika
Pas Shaqirit me shokë dhe ndikimit të tyre tejet të rëndësishëm në perceptimin e shqiptarëve në Zvicër si potencial që kontribuon në të mirën e vendit pritës, duket se janë lindur po ashtu «yj » të ardhshëm politik zviceranë me prejardhje shqiptare që janë duke angazhuar në jetën politike vendore. Mjafton që t`i hidhet një sy numrit jo të neglizhueshëm të aktivistëve dhe kandidatëve seriozë që po dalin në skenë.
Laramania e ngjyrave politike që kandidatet shqiptarë i mbrojnë në proceset zgjedhore demokratike në Zvicër, sidomos në nivel komunal dhe kantonal, është një indikator serioz se diaspora shqiptare në Zvicër po ndryshon në drejtimin e duhur. Më konkretisht, deri më tani, involvimi i komunitetit shqiptar ka qenë më shumë i fokusuar përmes partive të majta, respektivisht në Partinë Socialiste (falë hapjes historike ndaj shqiptarëve dhe migrantëve dhe përmes sindikatave), në Partinë e të Gjelbërve si dhe në Partinë Demokristiane (seksioni kosovar në Lucern).
Tani, hasim në kandidatë serioz në të gjithë spektrin politik vendor, sikurse në Partinë Radikale Liberale, në Partinë evangjeliste, por madje edhe në ekstremin e djathtë. Prezenca dhe angazhimi i komunitetit shqiptar në të gjitha pozitat e shahut politik zviceran dëshmon se integrimi i tyre është harmonik.
Edhe pse shpeshherë në biseda të brendashqiptare jemi autokritikë rreth kapaciteteve tona organizuese dhe ndikuese të kufizuara, vlen të konstatohet se shqiptarët në planin individual janë shumë dinamikë dhe vitalë, dhe kjo është një element që duhet të vihet në relief. Falë kësaj dinamike përfiton komuniteti sepse kështu arrin të ndikojë në mënyrë më efikase në proceset politike në vendin pritës po edhe në vendin e prejardhjes.
Ky numër i Albinfo.ch ven një theks të veçantë në pjesëmarrjen në jetën politike të Zvicrës nga kandidatë-e me prejardhje shqiptare. Shpresojmë se gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të njoftohemi po ashtu edhe me figura tjera politike zvicerane tjera që dalin nga diaspora shqiptare që nuk janë theksuar në këtë numër!
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane Nëse do të bëni ski ose snowboard në male në dy ditët e ardhshme, jini të...
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës