Lifestyle

Këngëtarja Grande kthehet në Manchester

Këngëtarja Ariana Grande do të kthehet në qytetin e Manchesterit për herë të parë që nga viti 2017 për të performuar në kuadër të evenimentit Krenaria e Manchesterit, dy vjet pas sulmit terrorist që ndodhi në koncertin e saj.

Ajo ka thënë se do të mbajë një koncert të veçantë në këtë qytet, në kuadër të turneut të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

 “Të dashurit e mi nga Manchesteri, jam shumë e entuziazmuar që do të jem në spektaklin e krenarisë. Zemra ime. Mezi pres t’ju shoh dhe ju dua shumë”, ka shkruar ajo në Twitter.