Maqedonia
Pas dy muajve, Maqedonia e Veriut pa viktima nga COVID-19
Maqedonia e Veriut të martën nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi i ri.
Që nga muaji mars, kjo është hera e parë që brenda periudhës 24 orëshe ky vend të mos shënojë viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Të hënën ishin regjistruar dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 të vdekurve ishte regjistruar më 2 korrik.
Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të vdekurve është 432.
Sa u përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1,636 mostrave, 163 kanë rezultuar pozitivë, në Shkup 52 raste, Shtip (33), Kumanovë (21), Gostivar (17) ndërsa në 15 qytete tjera ka numër më të ulët të të infektuarve.
Sipas raportit, deri më tani, nga 88.179 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 9,412 persona dhe prej tyre 40 janë ende aktivë, ndërsa 4,940 janë shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës