Lajme
Pas dy dënimeve dhe mashtrimit të “socialit”, kosovari duhet të lëshojë Zvicrën
Ai ishte paralajmëruar dy herë, dhe në mars 2016 gjykata administrative kishte hequr dorë nga dëbimi i tij - duke i dhënë shansin e fundit
Një kosovar 37 vjeçar që pretendonte se është i paaftë për të punuar ka mbajtur sekret punësimet e përkohshme (temporär). Tani, kryefamiljarit i është shqiptuar masa e dëbimit nga vendi për pesë vjet, trasnmeton albinfo.ch. Gjykata e Lartë Federale nuk ka pranuar ankesën e tij për “rast të rëndë” dhe kështu ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët, të Solothurnit.
Mashtrimi i asistencës sociale është një nga të ashtuquajturat “krime të katalogut” që pashmangshëm çon në dëbimin e shtetasit të huaj që ka kryer veprën penale të këtij lloji, në Zvicër. Një shkelës ligji mund të shpëtohet nga dëbimi vetëm nëse peshimi i interesave tregon se interesat e tij personale për të qëndruar në Zvicër peshojnë më shumë se interesat publike të Zvicrës, për dëbim të tij, shkruan Solothurner Zeitung .
Shtetasi kosovar 37-vjeçar i cili ka jetuar në Zvicër prej 17 vitesh është i martuar me një grua zvicerane dhe ka tre fëmijë me të (të lindur në vitet: 2008, 2011 dhe 2016) u është referuar interesave të tilla personale mbizotëruese para Gjykatës Supreme Federale.
Në ankesën e tij në Gjykatën e Lartë Federale, ai ka kërkuar që shpallja e tij fajtor për mashtrim, e lëshuar nga Presidenti i Gjykatës së Qarkut të Thal-Gäu në korrik 2020 dhe e konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Solothurnit në nëntor 2021, të anulohej dhe se duhet të hiqet dorë nga dëbimi i tij pesëvjeçar nga vendi.
Kosovari, i përfaqësuar nga avokati i tij ka pretenduar se rasti i tij përbën “vështirësi të rëndë personale në lidhje me familjen e tij”, përcjell albinfo.ch. Dëbimi bie ndesh me mirëqenien e tre fëmijëve të tij në veçanti dhe nuk është në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ, Strassburg), e cila garanton respekt për jetën familjare.
Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale tani e ka hedhur poshtë këtë linjë argumentimi në tërësinë e saj. Ankesa hidhet poshtë dhe vërtetohet vendimi i gjykatave më të ulëta (gjobë prej 100 tarifash ditore nga 30 CHF dhe përjashtim nga shteti për një periudhë 5-vjeçare).
Ankuesit i ngarkohen po ashtu edhe shpenzimet gjyqësore prej 3,000 CHF.
Gjykata më e ulët a bërë balancimin e interesave të kërkuara nga GJEDNJ “në detaje dhe me kujdes”. “Interesi publik për parandalimin e abuzimit të mirëqenies sociale nga të huajt” klasifikohet si “i lartë”, thekson Gjykata Federale, me seli në Lozanë.
Fakti që gjykata më e lartë i ka dhënë peshë më të madhe delikuencës së mëparshme të shumëfishtë dhe kështu e ka klasifikuar interesin publik për ta larguar atë nga Zvicra, si mbizotërues, “nuk ishte i kundërshtueshëm sipas ligjit federal”.
Pavarësisht qëndrimit të tij të gjatë në Zvicër, integrimi i ankuesit “deri më tani ka qenë vetëm në një masë, i suksesshëm”. Ekonomikisht, ai nuk mundi kurrë të stabilizohej këtu dhe njohuritë e tij të gjermanishtes “kanë ende vend për përmirësim”.
Delikuenca e rregullt dhe ndonjëherë e rëndë flet për një “mungesë respekti për sistemin ligjor vendas dhe si rrjedhim edhe për mungesën e integrimit”, sipas Gjykatës Supreme Federale.
Ankuesin, “si duket nuk ka asgjë që do ta bindte të bënte një jetë të përhershme pa krime”, përmbledh Gjykata e Lartë Federale “historisë” e tij. Bëhet fjalë kryesisht për kundërvajtje në trafikun rrugor, por edhe për vjedhje komerciale dhe me banda, për të cilat kosovari ka kaluar rreth dy vite burg.
Si rezultat, ai ishte paralajmëruar dy herë në bazë të ligjit të imigracionit, dhe në mars 2016 gjykata administrative (e kombinuar me paralajmërimet e ripërtërira) hoqi dorë nga dëbimi i tij – duke i dhënë shansin e fundit, transmeton albinfo.ch. Por pavarësisht nga kjo, i përmenduri më pas ka kryer veprën (mashtrimin) që në fakt do të çojë në dëbimin e tij nga vendi: familja kishte marrë mbështetje të parregullt nga sigurimet shoqërore që nga viti 2008; në fund të gushtit 2017, totali i akumuluar ishte rreth 150,000 franga.
Më 20 qershor 2016, ksoovari, i cili ishte 100 për qind i paaftë për punë për arsye shëndetësore, u regjistrua në ndihmë sociale.
Kjo përkundër faktit se ai kishte aplikuar për një punë në një agjenci punësimi pak më parë dhe në fakt kishte marrë dy pozicione të përkohshme pune midis 22 qershorit dhe 9 dhjetorit 2016, transmeton albinfo.ch. Ai i kishte transferuar pagesat e pagave në një llogari që nuk e kishte raportuar në autoritetin e mirëqenies sociale Thal-Gäu.
Rajoni social, i cili u “mashtrua me qëllim të keq dhe u dëmtuan asetet e tij” në këtë mënyrë, më pas u ankua për një shumë prej 16,900 frangash të tepërta dhe si rrjedhim i kishte paguar në mënyrë të padrejtë paratë e asistencës sociale.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane