Lajme

Pas dy dekadash, forcat amerikane largohen nga Afganistani

Trupat amerikane u tërhoqën nga baza e tyre kryesore ushtarake në Afganistan.

“Të gjithë ushtarët amerikanë dhe anëtarët e forcave të NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram”, tha zyrtari i lartë i sigurisë amerikane.

Ushtria amerikane ka koordinuar luftën ajrore dhe mbështetjen logjistike për luftën nga baza ajrore Bagram, në veri të Kabulit dhe tërheqja e forcave simbolizon fundin e misionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan.

Tërheqja e forcave të SHBA-së dhe NATO-s shton edhe më shumë pasigurinë në këtë rajon.