Uncategorized
Pas Brexit, 24 banka pritet të zhvendosen në eurozonë
Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane, Andrea Enria, është shprehur se për të përballuar pasojat e BREXIT-it, 24 banka do të zhvendosen nga Londra në Eurozonë, duke transferuar 1.3 trilion euro kapital financiar.
Shtatë prej këtyre bankave do të vihen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane, përcjell Telegrafi.
Enria vuri në dukje se për të përballuar situatën pas largimit të Britanisë së Madhe, duke përfshirë një BREXIT pa marrëveshje, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë kanë nxitur bankat britanike të bëjnë përgatitjet e nevojshme për çdo rast, duke përfshirë aplikimin për leje, transferimin e rregullt të kapitaleve, qartësimin e modeleve të funksionimit, krijimin e degëve të reja në vendet e BE-së, etj.
Kreu i organit rregullator bankar evropian është gjithashtu i mendimit që edhe pse bankat përkatëse kanë hartuar plane për të trajtuar gjendjet emergjente, BREXIT-i do të shoqërohet pa dyshim me luhatje në tregun financiar.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë