CH-Ballkani

Pas Bajramit, pushuesit nga Kosova ‘bllokojnë’ Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në dy orë në kufi, për shkak të kolonave të gjata

Mëngjesin e kësaj të mërkure ka pas dyndje automjetesh në Rrugën e Kombit.

Mësohet se prej orës 04.30 deri në 08:00 në Pikën Kufitare në Morinë kanë hyrë 33.040 shtetas me 156 autobusë dhe 6700 mjete te vogla, raportojnë mediat shqiptare.

Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit, përcjell albinfo.ch.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.

Dyndja vjen një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ku shumë qytetarë kanë shfrytëzuar për të kaluar pushimin ose disa ditë në Shqipëri.