Lajme
Pas Austrisë edhe një shtet tjetër evropian do të ‘izolojë’ të pavaksinuarit
Testet negative për koronavirus nuk do të jenë më të vlefshme.
Republika Çeke do t’ua ndalojë personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, qasjen në ngjarje publike dhe shërbime tjera, duke nisur nga 22 nëntori, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babish.
Ai po ashtu ka thënë se testet negative për koronavirus nuk do të jenë më të vlefshme.
Kufizimet, të cilat do të miratohen nga kabineti qeveritar, janë bërë publike pas regjistrimit të një rekordi prej 22,479 rastesh ditore më 17 nëntor.
Shumë shtete evropiane, përfshirë fqinjët e Çekisë, Gjermaninë, Austrinë dhe Sllovakinë, kanë regjistruar rritje të shkallës së infektimit dhe kanë vënë në fuqi kufizime, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.
Njerëzit duhet të vendosin maska në ambiente të mbyllura dhe transport publik.
Numri i pacientëve në spitalet çeke aktualisht është 4,425 – më pak se gjysma e nivelit rekord të shënuar në mars.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve