Shkurt.ch
Pas 2 vjetësh “pauze”, Zvicra dëbon një azilkërkues në Afganistan
SEM: "Pas bllokadës pothuaj dyvjeçare, u arrit në mars të realizohet sërish një dëbim me përcjellje policore”
Gjatë dy vjetëve të fundit, Zvicra nuk kishte dëbuar në Afganistan asnjë azilkërkues, edhe kua ata kishin vendimin për dëbim nga vendi. Ky trend i mosdëbimit ishte ndjekur pasi që në shtator të vitit 2017 kishte dështuar dëbimi kundër vullnetit të tij në Afganistan i një azilkërkuesi. Prej atëherë nuk kishte pasur asnjë dëbim në këtë zonë krize.
Kështu ishte deri në muajin mars të këtij viti, kur ishte bërë një provë, e cila edhe kishte pasur sukses, shkruan “SonntagsBlick”. Gazeta i referohet këtu një dokumenti intern të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). Aty thuhet se: “pas bllokadës pothuaj dyvjeçare, u arrit në mars të realizohet sërish një dëbim me përcjellje policore”, transmeton albinfo.ch. Kjo ndodhi edhe pse dëbimet në Afganistan, për shkak të gjendjes së tensionuar atje, janë shumë të kontestuara. Ato edhe në vende tjera, si në Gjermani, ngjallin debate të ashpra.
Sipas gazetës, edhe në një vend tjetër ka ndodhur këtë vit një rast dëbimi, pas bllokadës disavjeçare. Fjala është për dëbimin e një azilkërkuesi në Somali.
Në dokumentin e SEM-it ashtu si dhe në artikullin e gazetës, nuk jepen detaje për personat konkretë të dëbuar. Por në atë dokument SEM-i vetëlavderohet për efikasitetin e vet. “Zvicra, në rrafshin evropian, numërohet si njëri ndër vendet më efikase për realizimin e kthimit”, përcjell albinfo.ch. Kështu, nëse në Zvicër mesatarja e dëbimit të azilkërkuesve në vendet e tyre arrin në 56% , në shtetet e BE-së kjo mesatare është 36%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch