Kosova

11 ditë rrugë me biçikletë nga Zvicra, arrijnë sot në Kosovë

Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj kanë ardhur sot nga Zvicra në Kosovë. Ata i bënë 11 ditë rrugë, pasi udhëtimi i tyre ishte i veçantë.

U nisën më 16 gusht, nga Willi i Zvicrës, për të arritur në Letnicë të Vitisë.

Udhëtimi i tyre do të zgjaste me ditë, pasi ata po vinin në vendlindje me biçikletat e tyre.

Mesditën e së dielës Shini e Gjergji arritën te  Shenjtërorja e Zonjës në Letnicë të Vitisë, ku u pritën nga familjarë e bashkëqytetarë.

Familjarë të tyre kanë thënë për Express se nuk kanë pasur vështirësi gjatë rrugës.

“Janë nisur më 26 gusht, sapo kanë arritur te kisha e Letnicës. Gjatë rrugës nuk kanë pasur vështirësi”, kanë thënë familjarët.

Ndërkohë, ata deklaruan se këtë rrugë, Shini e Gjergji, e kanë bërë për një arsye.

“Dhe në fund të këtij shtegtimi kanë vendosur të bëjnë një aksion humanitar, një nevojtari nga Stublla t’ia ndërtojnë një shtëpi”, kanë thënë familjarët për Express.

Ndërkohë, arsye e këtij udhëtimi është 110-vjetori i lindjes së Nëne Terezës, transmeton albinfo.ch.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch