Bota

Pas 10 djemve, 39-vjeçarja bëhet me një vajzë

Alexis Brett e cila është 39-vjeçare u bë nëna e parë në Angli që kishte dhjetë djem njëri pas tjetrit. Ajo iu dorëzua idesë se do te jetonte e rrethuar nga meshkujt.

Nëna 39-vjeçarja sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të. Pas 10 djemve, më në fund lindi një vajzë.

Duke njoftuar për ‘prurjen e re’ të enjten, nëna krenare tregonte se po kërcenin nga gëzimi si familje.

Ajo shkruante:

Prisja të më thoshin që do të kishim një tjetër djalë. Por kur mora vesh që ishte vajzë, nuk e mbajta dot më veten. U habita, por u gëzova në të njëjtën kohë. Tani ajo është këtu me ne, është një ndjenë e mrekullueshme”.

Vajza e vogël Cameron që tani ka filluar të ketë një efekt të pabesueshëm tek vëllezërit e saj që ‘variojnë’ nga mosha 2 deri në 17-vjeçare.

 

Çifti thonë tashmë që Cameron do të jetë fëmija i fundit. Ajo ka 10 vëllezër, Campbell, 17, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter,6, Mack, 5, Blake, 3, dhe Rothagaidh, dy vjeç. përcjell albinfo.ch.