Maqedonia
Partitë shqiptare insistojnë që gjuha shqipe të figurojë në Kushtetutë
Refuzimi i shumicës parlamentare, që të diskutohet për amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare, lidhur me ndryshimin e një përkufizimi në Kushtetutë që ka të bëjë me gjuhën shqipe, ka nxitur reagime të shumta.
Opozita shqiptare në Maqedoni po kërkon që përkufizimi “gjuha të cilën e flet bashkësia etnike prej 20 për qind”, të modifikohet dhe të precizohet se ka të bëjë me gjuhën shqipe.
Ata thonë se kur maqedonasve u jepet e drejta të mbrojnë identitetin e tyre, atëherë është e padrejtë që kjo t’i mohohet shqiptarëve të cilët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se sa të saktësohet në Kushtetutë se shqiptarët janë autokton dhe se gjuha shqipe është zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me amendamentin 7 të Kushtetutës, por si gjuhë që e flasin së paku 20 për qind e populates, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike për Radion Evropa e Lirë thotë se tani është momenti më i volitshëm që të mbyllet kapitulli sa i përket zyrtarizmit të plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe jo siç aktualisht është e definuar si gjuhë që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni.
“Mendoj se është momenti i duhur për t’u mbyllur çështja e zyrtarizmit të plotë të gjuhës shqipe, për shkak se kjo do të paraqiste një sinjal se marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase janë përmirësuar realisht. Kjo do të jepte një sinjal inkurajues që të dyja komunitet me shumicë në Maqedoni, përkatësisht maqedonasit dhe shqiptarët, të vazhdojnë me ngulm bashkërisht të punojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, Sinani.
Partitë politike shqiptare në opozitë, me votat e të cilëve u mundësua që të kalonin ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, kanë kërkuar që gjuha shqipe të përfshihet në Kushtetutë si gjuhë zyrtare dhe jo gjuha që e flasin 20 për qind e popullatës, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Këtë kërkesë, shumica parlamentare, por edhe vetë kryeministri I Maqedonisë, Zoran Zaev e ka hedhur poshtë, nën arsyetimin se amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës duhet të përfshijnë vetëm çështjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, përkatësisht marrëveshjen që arriti Maqedonia me Greqinë për të mbyllur kontestin rreth çështjes së emrit.
Shpëtim Pollozhani nga ish-shoqata e të burgosurve politik, i cili njëherësh përfaqëson dhe Forumin e Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, thotë se kërkesa e partive politike shqiptare në opozitë është hedhur poshtë për shkak të mosartikulimit me këmbëngulje të kërkesës që në Kushtetutë saktësisht të përkufizohet se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, krahas asaj maqedonase.
“Partitë politike shqiptare në opozitë po mbajnë një qëndrim të vakët, gjë që e ka lexuar Zaevi (kryeministri i Maqedonisë), prandaj dhe po luan ‘majtap’ (bën shaka) me partitë opozitare. Partitë politike në opozitë nuk janë konsekuente në qëndrimet e tyre, nuk lënë aspak përshtypjen se janë të vendosura të ndërmarrin ndonjë hap më radikal, sikurse mund të jetë refuzimi i mbështetjes së amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës”.
“Pra, faji kryesor është te moskonsekuenca e partive politike shqiptare, mungesa e vizionit, mungesa e partive politike serioze, përkatësisht ne kemi parti politike që bëjnë pazare ditore si ujku, ‘nëse del diçka hanë, nëse jo ngordhin’, përkatësisht shuhen”, thotë Pollozhani.
Në bazë tëpropozimeve të Qeverisë do të ndryshohen katër amendamente të Kushtetutës si dhe preambula, me ç’rast shteti emërtohet “Maqedonia e Veriut”, konform Marrëveshjes me Greqinë të arritur më 17 qershor në Prespë, përmes së cilës synohet të zhbllokohet procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë