Shkurt.ch

Partitë në Zvicër- pa transparencë financiare

Partitë politike të Zvicrës nuk janë të detyruara që të publikojnë të dhënat për burimet e të ardhurave të tyre

Zvicra nuk ka kurrfarë rregullash që do të përcaktonin me ligj mënyrën e financimit të partive politike. Veç Zvicrës, një gjendje të tillë, të parregulluar në këtë aspekt e ka vetëm edhe Suedia.

Ky është konstatimi që ka dalë nga një ekspertizë që e ka realizuar Zyra Federale për Drejtësi, duke u mbështetur në të dhënat nga hulumtimet e mëhershme të Këshillit të Evropës.

Partitë politike të Zvicrës nuk janë të detyruara që të publikojnë të dhënat për burimet e të ardhurave të tyre, respektivisht nuk ka ligj që i obligon t`i bëjnë publikë financuesit.

Ndërsa partitë politike në Suedi kanë detyrim që vetëm në një masë të kufizuar ta bëjnë publikimin, shkruan 20 minuten.

Këshilli i Evropës do t`i bëjë Zvicrës, deri në fund të vitit, propozimet për përmirësime në këtë fushë.