Kosova
Partitë ftojnë mërgatën për të votuar më 6 tetor
Premtojnë ndryshim të ligjit për t’ua mundësuar mërgimtarëve qe të votojnë nëpër konsullata. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka ftuar mërgatën me anë të një video ndërsa kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka prezantuar një kandidat nga diaspora për zgjedhjet e 6 tetorit
Mërgimtarët, edhe pse se nuk jetojnë në Kosovë, do ta kenë mundësinë që të votojnë për politikanët e tyre të preferuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 6 tetor.
Sipas përfaqësuesve të partive politike, mërgata për ta është pjesë e rëndësishme e vendit. Madje disa parti kanë filluar edhe t`i bëjnë thirrje diasporës, me anë të videove, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të tetorit, shkruan albinfo.ch.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka ftuar mërgatën me anë të një video për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi sipas tij ka ardhur koha vendimtare.
Video me thirrjen e Albin Kurtit drejtuar mërgatës:
Ndërsa sipas asaj që anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, ka thënë për albinfo.ch, institucionet nuk kanë bërë sa duhet për t’ua lehtësuar mërgimtarëve procedurat e votimit.
“Duhet të ndryshohet ligji për zgjedhje dhe ne kemi dërguar një nismë ligjore për këtë, por kjo nismë ka mbetur në qeveri pasi duket se nuk ka pasur vullnet nga qeverisja e kaluar. Presim që legjislatura e ardhshme ta ndryshojë ligjin. Ne mbështesim pjesëmarrjen sa më të gjerë politike të mërgatës. Për fat të keq, vendi dhe institucionet nuk kanë ofruar shërbime dhe mundësi ashtu siç e meriton mërgata. Ne kemi pasur në vazhdimësi një numër thuajse simbolik të pjesëmarrjes për shkak të vështirësive që paraqet mënyra si është përcaktuar votimi nga diaspora. Për fat të keq, nuk e kanë ofruar mundësinë e votimit në ambasada dhe konsullata, gjë që do të duhej, siç e kanë vendet e zhvilluara demokratike”, tha Rrustemi për albinfo.ch.
Por pavarësisht kësaj, në Vetëvendosje presin që mërgimtarët do të mobilizohen për të marrë pjesë në votime në Kosovë.
“Megjithëkëtë edhe në mënyrën aktuale të votimit përmes postës, duket një mobilizim i madh i bashkatdhetarëve, një pjesë e të cilëve kanë ndarë biletën për të ardhur dhe për të votuar në Kosovë. Të tjerët që nuk arrijnë të vijnë në Kosovë e kanë mundësinë përmes postës. Ata e kanë afatin për tu regjistruar deri më 10 shtator, pres pjemarrje të madhe të mërgatës”, potencon Rrustemi.
Edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës mërgimtarët janë pjesa më e ndritshme e vendit. Kështu thotë për albinfo.ch nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, veçse sipas tij procesi i votimit vazhdon të jetë i komplikuar për diasporën.
“Janë dy probleme sistemore që po na përcjellin: pastrimi i listave zgjedhore dhe e drejta e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës për të votuar, proces i komplikuar dhe i zorshëm për të marrë pjesë. Ne do të punojmë me degët tona jashtë, do të punojmë me ekipe të veçanta në mënyrë që t`i involvojmë sa ma shumë në proces zgjedhor”, theksoi Haziri.
Ndërkohë nënkryetari i PDK-së, partie Enver Hoxhaj ka thënë shkurtimisht se në partinë e tij janë përfaqësuesit më të denjë të Diasporës.
“Mendoj që nuk ka subjekt politik i cili në kryesinë e tij ka më shumë njerëz prej diasporës se PDK-ja, prandaj ne e shohim veten si përfaqësuesit më të mirë të Diasporës kudo në botë dhe mendoj që kësaj here përgatitjet për pjesëmarrje në votim do të jenë më të mira se herët e kaluara”, tha Hoxhaj për albinfo.ch
Edhe partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar këtyre ditëve qytetarë nga Diaspora që i janë bashkuar kësaj partie.
Haradinaj ditë më parë ka prezantuar në Facebook kandidatin për deputet, kosovarin që jeton në Gjermani, sipërmarrësin Granit Shala.
E kosovarët që jetojnë jashtë vendit, për të mundur të votojnë, duhet ta mbushin paraprakisht një formular. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë mundësi që të mbushin formularët e tyre për të figuruar në regjistrin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Të drejtën për tu regjistruar si votues Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë për REL, se regjistrimi është i domosdoshëm sepse vetëm të regjistruarit e suksesshëm mund të votojnë përmes postës.
Elezi ka sqaruar se aplikimi për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes postës në adresë të KQZ-së apo përmes faksit si dhe përmes e-mailit zyrtar.
“Në ueb faqen e KQZ-së dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të KQZ-së do të publikohen të gjitha informatat e nevojshme dhe më të detajuara për këtë periudhë të procesit zgjedhor. Natyrisht se edhe në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë do të shpërndahen materialet e nevojshme informuese”, tha Elezi.
Linku KQZ LINKU
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 përgjatë periudhës së aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës si votues, kishin arritur të regjistroheshin me sukses mbi 15 mijë qytetarë.
Vite më parë, Ministria e Diasporës kishte kërkuar që të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në Parlament për diasporën e Kosovës. Por, deri më tani nuk është bërë ndonjë ndryshim lidhur me këtë.
Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit, ishte vlerësuar i domosdoshëm, marrë parasysh kontributin e saj jo vetëm në periudhën e çlirimit të Kosovës, por edhe përmes remitencave dhe ndihmës në zhvillimin ekonomik të vendit. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, vlera e remitencave (para të dërguara nga diaspora), sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në 332 milionë euro.
Kurse vitin e kaluar, vlera e remitencave ka tejkaluar shumën prej 800 milionë eurosh, duke shënuar vlerën më të lartë në dekadën e fundit.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra