Tematike

Participimi politik në Zvicër

Qytetaria aktive

Me „qytetarinë aktive“ nënkuptohet e drejta e një personi për të marrë pjesë dhe për të pasur pjesë në shoqëri dhe në bashkë formësimin e saj. Në thelb mund të dallojmë dy forma të pjesëmarrjes politike: participimin politik në kuptim të ngushtë dhe atë në kuptim të gjerë.

Teksti në vijim shpjegon formën e pjesëmarrjes politike në kuptimin e gjerë. Një mundësi e participimit politik është angazhimi në shoqata dhe asociacione të ndryshme. Posaçërisht bashkimi i shoqatave ekzistuese të migrantëve nën një kulm të përbashkët i bënë më me peshë qëndrimet dhe pozicionimet politike dhe njëherazi shërben si themel i fortë bashkëpunimi edhe me qendrat e vendimmarrjes, me çka mundësohet përfaqësimi dhe artikulimi më i mirë i interesave të popullatës me prejardhje të huaj. Në vijim do të shtjellojmë edhe formën e participimit politik në kuptimin e ngushtë.

Participimi politik në kuptim të ngushtë

Elementi qendror i participimit politik në kuptimin e ngushtë është e drejta e votës dhe ajo e të zgjedhurit. Me këtë rast dallojmë të drejtën e votës pasive nga ajo aktive. E drejta e votës aktive është ajo e drejtë, të votojmë për një person dhe në këtë mënyrë p.sh. të ndikojmë në përbërjen e parlamentit. E drejta e votës pasive është ajo e drejtë, që na jep mundësinë e kandidaturës për tu zgjedhur vetë. Në nivel federal, kantonal dhe komunal nuk vlejnë gjithmonë të njëjtat të drejta të pjesëmarrjes politike.

Në nivel të federatës të huajt përjashtohen nga kjo formë e pjesëmarrjes në jetën politike. Vetëm ata që posedojnë shtetësinë e vendit kanë të drejtën e votës aktive apo pasive të pjesëmarrjes në parlamentin kombëtar, d.m.th. të zgjedhin dhe të zgjidhën. E drejta e votës u mundëson atyre pjesëmarrjen në zgjedhjet popullore, të cilat janë vendimtare për projektligjet, alternativat e mundshme dhe referendumin. Kjo e drejtë mundëson edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një iniciative për arritjen e referendumit, posa të mblidhet numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote.

Obligimet pa të drejta?!

Edhe në nivel kantoni dhe komune popullata mund të  ushtrojë të drejtën e votës, të zgjedhë dhe të zgjidhet. Se kush krejt ka të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje apo votim, ndryshon varësisht nga kantoni apo komuna. Bazuar në kushtetutën federale kantonet vendosin, se a lejohet dhe në cilën masë lejohet kyçja e popullatës me prejardhje të huaj në proceset e vendimmarrjes. Këtu d.m.th. ekziston mundësia e zgjerimit të plotë të të drejtat politike për të huajt. Me këtë rast  atyre mund t’u mundësohet pjesëmarrja politike në kuptimin e ngushtë të fjalës. Të drejtat me këtë rast ndërlidhen me kushtëzime të ndryshme, si p.sh. në kohëzgjatjen e caktuar të posedimit të vendbanimit në Zvicër dhe në kanton, si dhe në llojin  e lejës aë qëndrimit.

Ashtu si qytetari “den baba den” i Zvicrës që kryenë obligimet qytetare, edhe pjesa tjetër e banorëve që jetojnë me dakada të tëra por që nuk kanë shtetësi tjetër, kryejnë të gjitha obligimet qytetare të parapara me ligjre dhe norma të vendit si p.sh., pagesën e përaqindjes së tatimit në pagë, kontributet në të gjitha arkat e sigurimeve shoqërore, përfshirë këtu edhe prenmitë e larta  të sigurimit shëndetësor, mbështesjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, kulturore, etj. Më këtë rast ata, jo vetëm se sigurojnë ekzistencën për vedi dhe familjet e tyre, por kontribuojnë bashkë me gjithë të tjerët për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenjes shoqërore në Zvicër, dhe njëherazi shumë nga ta mbështesin edhe shoqëritë dhe vendet e tyre të prejardhjes.    

Kërkesa për repektimin e normave dhe ligjeve të vendit edhe për benorët e huaj në Zvicrës që nuk posedojnë shtetësi zvicerane është më së e drejtë. Njëherazi  do të duhej të bëhej normë ligjore edhe e drejta e ushtrimit të së drejtës për pjesëmarrje edhe në jetën politike për të gjithä njerëzit në Zvicër, pra edhe ata banorë pa shtetësi zvicerane. 

Pra, kur është fjala për realizimin dhe ushtrimin e të drejtave edhe në rrafshin e participimit politk puna qëndron ndryshe.

Nevojiten modele të participimit politik

Derisa shumica e banorëve në Zvicër, pamarrë parasysh se a janë shtetas apo jo, dhe e cila detyrimisht dhe në mënyrë të rregullt kryen të gjitha obligimet qytetare si të gjithë shtetasit tjerë, do të duhej gjetur një model që mundëson edhe realizimin e ushtrimin e të drejtës për pjesëmarrje politike të të gjithë banorëve të ineteresuar në Zvicër edhe nëse nuk posedojnë shtetësi zvicerane, mirëpo që jetojnë këtu dhe kryejnë të gjitha obligimet qytetare konform të drejtave dhe obligimeve ligjore.

Për të mos mbetë demokracia direkte dhe bazike si dhe barazia mes njerëzve vetëm një parollë e thatë dhe vizion utopist, politika dhe posaqërisht segmentet strukturore dhe institucionet që janë pëgjegjëse për çështje integrimi në nivel komunal, kantonal (e regjional) dhe nacional, do të duhej të nisnin projekte participimi politik dhe të hapnin rrugë për pjesëmarrje aktive dhe pasive të të gjithë banorëve të interesuar në Zvicër.

Sa i përket praktikave dhe përvojave objektive në lëmin e participimit politik të qytetarëve jo-zviceran (të huajve) në Zvicër duhet marrë shembujt dhe mësime nga përvojat egzistuse që praktikohen aktualisht në Zvicër.

Me sa di unë nuk ka model tjetër të participimit e të haujve në Zvicër e që mbështetet në demokracinë themelore me përjashtim të sindikatës Unia, si organizata më e madhe në vend ku aderojnë edhe qytetarët  jo-zviceranë, e cila zbaton një model të përfaqësimit themelor dekoktratik, përmes krijimit të grupit të interesit të migrantëve perbranda organizatës dhe zbaton pjesëmarrjen aktive dhe pasive përmes delegimit (në bazë të numrit të përcaktuar të anëtarësisë) në strukturat dhe organet e sindikatës Unia, si në vendimmarrje ashtu edhe në ushtrim të funnksioneve të ndrsyshme në sindikatë.

Unia nuk është parti apo subjekt politik, por organizatë (bashkësi interesi u punëmarrësve), ku nga 200’000 anëtarë, mbi gjysma, pra mbi 100’000 janë jo-zviceranë dhe me statute dhe rregulloret e saja kjo sindikatë rregollon përfaqësimin e anëtarëve pa shtetësi zvicerane në organet dhe strukturat vedimmarrëse të saj, me të drejtën për të zgjedh dhe për tu zgjedhur në funkssione të caktuara në këto organe apo struktura të sindikatës.

Nëse, për një arsye apo një tjetër, nuk e marrim si shembull modelin e sindikatës Unia, atëhere do të duhej së paku të theksohet nevoja apo të shtrohet si kërkësë realizimi i një modeli, i cili mundëson jetësimin e së drejtës së përfaqësimit dhe participimitm bazuar në demokracinë themelore për të gjithë ata qytetarë në Zvicër të cilët automatikisht dhe në mënyrë të detyrueshme kryejnë të gjitha obligimet sikur edhe qytetarët me shtetësi zvicerane.

Në një rast tjetër do te¨mund të prezentonim detailisht rregulloren dhe procedurat e participimit si dhe organet dhe strukturat konkrete të kësaj organizate, e cila në lëmin e punës dhe të dialogut social në Zvicër është ndër partnerëtt kryesor, e e cila edhe në marrëdhënejt ndërkombëtare në lëmit të caktuara është partner serioz. Këtu vlen të përmendet angazhimi për qarkullimin e lirë në hapsirën Shengen edhe për qytetarët jashtë BE-së me punë në Zvicër apo njerin nga vendet anëtare të BE-së, si dhe angazhimi  në lidhje me anulimin e njëanshëm nga ana e Zvicrës zyrtare të Marrëveshjen Ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore në raport me Kosovën.    

Funsionimi i të ashtuquajturve “Këshillat e të huajve” në një numër të vogël e simbolik të komunave, kufizohen vetëm në pjesëmarrjen me karakter konsultativ si servise të këtyre strukturave. Dujet theksuar se përzgjedhja e tyre nuk bazohet në demokracinë themelore dhe si e tillë nuk zavedëson të drejtën e participimit politik (pasiv dhe aktiv) në kuptimin e plotë të fjalës. Pa dashur të vejmë në pikëpyetje krijimin dhe funksionimin e mëtëjmë të tyre, është e nevojshme të kërkohen forma dhe mënyra tjera demokratike të pjesëmarrjes politike, për të cialt Zvicra ka traditë deh përvojë të begatshme.

Mbetet për të shpresuar që në një ardhme të afërt të fillojë realizimi dhe zbatimi i fomave dhe modeleve të mundshme të pjesëmarrjes politke bazuar në demokracinë themelore nëpër regjione të ndryshem të Zvicrës. Për këtë nuk do të mjaftojë vetëm vullneti politik i përgjegjësve në nivele të ndryshme, por edhe gadiushmërija dhe angazhimi i individëve dhe komuniteteve të banorëve të Zvicrës që kanë shtetësi të huaj.