Shkurt.ch
Partia SVP-UDC akuzohet për racizëm ndaj kosovarëve
Mediet zvicerane njoftojnë se sekretari i përgjithshëm i SVP-UDC-së, Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij, Silvia Bär, duhet të përgjigjen para drejtësisë për diskriminim racial. Ata janë objekt i një padie për shkak të shpalljes që pohonte se “Kosovarët therin zviceranët”, shpallje kjo e shpërndarë gjatë fushatës mbi iniciativën kundër imigrimit masiv.
Akti i aktakuzës, në të cilin agjencia telegrafike zvicerane (ats-sda) ka pasur qasje, Ministria Publike e Berne-Mittelland kërkon kundër z. Baltisser dhe zonjës Bär dënime financiare me kusht. Për shkak të këtij publikimi, dy kuadrot e SVP-UDC-së akuzohen për diskriminim racial të përsëritur dhe të qëllimshëm.
Padia i ka në shënjestër këto dy kuadro, sepse kanë kontribuar me të madhe në shpërndarjen e kësaj shpalljeje, në bashkëpunim me kryetarin e SVP-UDC-së, Toni Brunner. Brunner, nga ana e tij, nuk do të ketë nevojë të ulet në bankën e të akuzuarve, edhe pse procedura penale e iniciuar fillimisht drejtohej kundër tij. Në vitin 2013, Parlamenti pati refuzuar t’ia heqë imunitetin këtij deputeti nga St-Gallen.
Iniciativa kundër imigrimit masiv është pranuar nga populli dhe kantonet gjatë votimit të mbajtur më 9 shkurt 2014.
Duke iu referuar padisë, disa medie zvicerane thonë se ajo mund të sjellë në pikëpyetje edhe vetë rezultatin e votimit të 9 shkurtit. Sipas tyre, fitorja e ngushtë e iniciativës në fjalë është arritur edhe falë manipulimit me ndjenja të qytetarëve zviceranë përmes pllakatit të përmendur sipas të cilit “kosovarët therin zviceranët”.
Kundër SVP/UDC-së dhe dy krerëve të saj padinë e kishte ngritur avokati i njohur nga Cyrihu David Gibor, i cili në këtë rast përfaqëson dy shqiptarë të paidentifikuar të Kosovës me qëndrim në Zvicër.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër